(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga gr. “kanon”, me kuptimin “ligj”, “dekret”, “rregull”, “kanun”. Rregull, nom, ligj në përgjithësi. Rregull i përgjithshëm që lidhet me besimin ose disiplinën fetare. Përmbledhje e librave të konsideruar si të frymëzuar nga zoti, frymë e providencës. Lutje dhe ceremoni të meshës pas hyrjes, deri në komunikim. Në terminologjinë e kritikës tekstuale të shkrimeve biblike përdoret për të identifikuar tipologjikisht një grup dorëshkrimesh që përmbajnë rregullore për zgjidhjen e çështjeve laike në përputhje me doktrinën e krishterë. Këto rregullore merrnin miratimin e sinodeve apo koncileve të peshkopëve / ipeshkvinjve. Disa kanone, të përgatitur prej protagonistëve të mëdhenj të kishës, kanë mbijetuar për shekuj me radhë. Paraqesin interes kulturor për studime krahasuese, veçanërisht për raportet e së drejtës kishtare me atë laike etnozakonore.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë