(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
~ e Eusebit (të famshëm të Cesaresë). Ky jetoi midis viteve 265-340 të erës së re. Konsiderohet babai i historisë së krishtërimit, autor i së parës sprovë për një histori të Kishës. Nga i njëjti burim, si në kuptimin 1. Tabela sinoptike që lehtësojnë përdorimin kalendarik të ungjijve. Këto tabela tregojnë se ç’pjesë e ungjillit lexohet në të kremtet, sipas radhës kalendarike. Ato tregojnë gjithashtu bashkëpërkimet e lëndës së dy, tre apo katër ungjijve. Janë të famshme kanonet e Eusebit, që njihen me këtë emër sipas atij që i hartoi për herë të parë. Kanonet e Eusebit janë gjithsej dhjetë. Ato janë shkruar në shekullin e 4-t. Kodikët e Shqipërisë përmbajnë kanone të Eusebit. Kanonet janë formë e hershme e artit të zbatuar kishtar. Pasqyrat apo tabelat sinoptike të tyre, në të cilat me anë të shkurtesave prej dy-tri shkronjave tregohen perikopetë e ungjijve që lexohen për çdo ditë të vitit, përmbajnë edhe zbukurime të larmishme dhe me vlerë estetike.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë