KARBOHIDRATET

Karbohidratet janë lëndë të përbëra nga tri elemente kryesore: karbon, oksigjen dhe hidrogjen, por që janë lidhur ndërmjet tyre në mënyrë shumë te ndryshme. Nga çdo lloj lidhjeje formohet një lëndë e veçantë. Karbohidrate përmbajnë zarzavatet, frutat, qumështi, drithërat, orizi, patatet etj. si dhe mjalti dhe sheqernat. Funksioni kryesor i ketyre lëndëve është se u japin emergjinë e nevojshme indeve muskulore dhe qelizave nervore.

Organizmi ynë nuk mund t’i përvetësojë karbohidratet drejtpërdrejt. Ai i shndërron më parë ato në aparatin tretës në lëndë sheqerore. Lënda sheqerore më e thjeshtë është glukoza, që në gjendje natyrore ndodhet te lëngu i rrushit, Glukoza përvetësohet shumë mirë nga organizmi ynë. Organizmi ynë, çdo qelizë e tij, e shfrytëzon energjinë e lëndëve sheqe rore, duke i djegur ato. Kjo nuk është një djegie me shpërthime dhe me flakë, ashtu siç ndodh kur digjet druri ose benzina. Kjo djegie është një reaksion kimik i heshtur, gjatë të cilit energjia prodhohet dalngadalë, me një ritëm të rregullt. Kjo djegie ndodh në prani të oksigjenit. Pikërisht ky është edhe roli kryesor i këtij gazi në organizmin tonë: të ndihmojë në djegien e lëndëve sheqerore. Gjatë djegies së lëndëve sheqerore prodhohen disa lëndë të pasura me energji, që shfrytëzohen nga qelizat dhe nga indet e organizmit tonë, ujë dhe gaz karbonik.

Trupi — Ynë

[cite]