(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Dorëshkrim që përmban katër ungjijtë, sipas renditjes kanonike:sipas Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Në përdorimin kishtar:“tetravangjel”. U preferua ky kalk, që do të thotë “katër në një”, për shkak se, sipas pikëpamjes kishtare, nuk ka katër ungjij, por një ungjill të vetëm të Jezu Krishtit, në paraqitje të katërfishtë (dom Simon Filipaj). Katërzërësh-i:Sistem i vjetër, bizantin, i shkrimit të kompozimeve polifonike liturgjike; tetrafonia. Në këtë sistem përdorej një alfabet muzikor i ndryshëm nga ai që themeloi Bah-u, që ka në bazën e vet pentagramin (pesëvijëshin). Murgu Guido D’Arezo kompozoi për herë të parë në shekullin e 10-të një himn për Shën Gjon Pagëzorin dhe u bë shpikësi i shtatënotëshit, të shprehura nëpërmjet disa shenjave të veçanta për çdo notë. Shenjat e tij tregojnë tingullin vetë dhe kohëzgjatjen e tij. Kukuzeli përshtati një alfabet prej tetë notash. Pjesa më e madhe e antologjive muzikore që përmbajnë kodikët e Shqipërisë janë shkruar me sistemin katërzërësh.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë