(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga gr. “kathekhesis”, me kuptimin e drejtpërdrejtë:udhëzime gojore, në formën e pyetje-përgjigjeve, për mësime fetare në përgjithësi. Libër instruktiv, me karakter bashkëbisedues, në ndihmë të meshtarëve, për të arritur edukimin fetar të besimtarëve. Katekizmi, si rregull, ndërtohet në formën e dialogut ndërmjet meshtarit dhe besimtarit (rishtarit), mësuesit dhe nxënësit (mjeshtrit dhe nxënësit). Përmes dialogëve shtrohen pyetjet më të rëndësishme të të kuptuarit të krishtërimit dhe të të ushtruarit të ritualit të krishterë, si dhe jepen përgjigjet dogmatike, që përjashtojnë dyshimin në krishtërim.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]