KATALOG I DORËSHKRIMEVE NË GREQISHT NË ARKIVIN E SHTETIT NË TIRANË
JOHANNES KODER, ERICH TRAPP
Parathënie:
Në materialin vijues parashtrojmë katalogun e dorëshkrimeve greqisht në Tiranë, të cilin e
kemi lajmëruar në shkrimin tonë “Raport mbi një udhëtim në Shqipërinë e Jugut”1. Në një
hulumtim të parë në Tiranë ne gjetëm nëntëmbëdhjetë dorëshkrime të paketuara në kuti
kartoni, për një pjesë të të cilave ishin shënuar përshkrime provizore në shqip2. Gjendja e
ruajtjes ishte në përgjithësi jo shumë e mirë. Ngaqë ndeshëm aty-këtu signatura të dyfishta,
në ca raste edhe numërtime të ndryshme të vjetra, u pa i domosdoshëm një numërtim i ri i
njësuar (“Tiranenses graeci”). Numrat 20-25 rezultojnë si fletë të mbetura të shkëputura nga
kodikë dorëshkrimesh të humbura.


Sipas të dhënave të Drejtorisë së Arkivit të Shtetit, dorëshkrimet e katalogizuara këtu
përfaqësojnë të gjitha ato që ndodhen ende në hapësirën shtetërore të Shqipërisë. Pas
gjasash ato duhet të vijnë të gjitha nga Berati, megjithatë ne ia dolëm ta dëshmojmë këtë
prejardhje, përmes identifikimit me numrat e katalogut të Alexoudis-it, vetëm për dhjetë kodikë.
Sa i takon dorëshkrimeve greqishte të pagjendshme më tani, të cilat ndodheshin më parë në
Shqipëri, të krahasohet në Richard Nr. 46, 141, 210-213, 336, 610, 641, 8383.
Katalogu u përpunua në parim si pjesë e katalogut të dorëshkrimeve vjeneze të H. Hunger-it4,
megjithatë u bënë modifikime, përsa kjo ishte e domosdoshme për arsye të kushteve të
veçanta të punës. Mungesat në përpunim, për të cilat jemi të vetëdijshëm (mungesë e shifrave
të pozicionit, e sqarimeve mbi ngjyrat, herë-herë vetëm përshkrime përmbledhëse të gjendjes
së ruajtjes, të dhënat për prejardhjen jo gjithnjë të mundshme), janë rrjedhojë pjesërisht e
faktit që ne qëndruam në vend për një kohë të pamjaftueshme dhe që, në kushtet e
marrëdhënieve shumë të pafavorshme bibliotekare, shpresat qenë varur praktikisht në librat
e marra me vete; nga ana tjetër me plotësimin jo të plotë të kërkesës sonë për mikrofilmime,
çka e vështirësoi jo pak përpunimin e mëtejshëm të materialit. Kjo e fundit bëhet e dukshme
në përshkrimet pjesërisht përmbledhëse të përmbajtjes, megjithatë ndikon në mënyrë fort
shqetësuese vetëm në Kodikun 18.
Shpresojmë, megjithatë, pavarësisht këtyre mungesave, t’i paraqesim botës shkencore një
katalog, i cili i kënaq në parim pretendimet e deritashme dhe mbyll në këtë mënyrë një boshllëk,
pasi jep informacion – në kuadër të mundësive – shterrues, për fondin e sotëm të
dorëshkrimeve në greqisht në Shqipëri.
Shkurtimet:
Kap.: kapaku Lit.: literatura
Gjr.: gjendja e ruajtjes Shk.: shkruesi
fl.: fletë Zp.: zotëruesi i parë
f.: faqe Shu.: shenja të ujit
Ngj.: ngjyra

Literaturë:
1. Aland = K. Aland, Listë e shkurtër e dorëshkrimeve greqisht të Testamentit të Ri. 1. Vështrim
i përgjithshëm, Berlin, 1963.
2. Alexoudis Deltion = A. Alexudis, Katalog i kishave të shenjta të lagjes Kala, të qytetit të
Beratit dhe dorëshkrimet e lashta të gjetura të Mitropolisë së Beligradit (Beratit). Historia e
Etnologjisë, viti 5 (1900)-352-369.
3. Aleksudhi. E vërteta kishtare = A. Alexoudis, Kodikë të zonës së Beratit etj. Në “E vërteta
kishtare“ 20 (1900) dhe 21 (1901).
4. BHG = Bibliotheca Hagiographica Graeca, ed. F. Halkin, I-III, Bruxelles 1957 (Subsidia
hagiographica 8 a).
5. Briquet = C. M. Briquet, Les filigranes, I-IV, Paris 1907.
6. Ehrhart = A. Ehrhart, Überlieferung und Bestand der hagiographischen und homiletischen
Literatur der griechischen Kirche. 1. Die Überlieferung, Leipzig 1937 ff.
7. Gregory = C. R. Gregory, Textkritik des Neuen Testamentes, I, Leipzig 1900.
8. Menaion = Menaia, hrsg. v. Bartholomaios Kutlumusianos, I-XII, Venedig 1895.
9. Pentekostarion = Pentekostarion. hrsg. v. Bartholomaios Kutlumusianos, Venedig 1875.
10. PG = J. P. Migne, Patrologiae cursus completus, Series graeca, Paris 1857 ff.
11. Triodion = Triodion, Venedig 1876.
Përshkrime të dorëshkrimeve:
1. Shek. i 14-të. Pergamenë. 265 x 215 mm. I. 338 fl. (I = fletë e parë; 339 fl. -1). 2 kol., 23
rr. (2r-41v, 180r-339v), 20 rr. (42r-179v).
Ungjill. (Ir) Shënim i pronarit.-(Iv) bosh.-(2r-339v) Lexime për festat e lëvizshme (krhs. Gregory
f. 344-364).
Gjr.: E mirë; e shkëputur pas f. 176, 177, 178, 179, 294 çdo 1 fletë, pas f. 281 2 fletë; f. 43-179
prej një dore të dytë; f. 282-286 prej një dore të tretë; f. 287 gjysma e sipërme e grisur (me
humbje teksti); f. 199 inicialet të prera.
Zp.: Georgios (Ir: Ky Ungjill …).
Ngj.: Iniciale të kuqe rreth 20 mm të larta, portikë zbukurimi mbas f. 180r dhe 225v.
Kap.: Dy mbulesa druri me shtresë lëkure me stampim të rremë (ornamente), të dëmtuara
lehtë; dy togëza ( të paruajtura).
2. Shek. i 12-të-13-të. Pergamenë. 260 x 200 mm. 173 fl. (171 fl.+ 83A + 87A). 2 kol., 21-24 rr.
Ugjill. (1r–170r) lexime për festat e lëvizshme (krhs. Gregory f. 344-364).-(170r- 171v) fragmente
perikopeje.
Gjr.: F. 1-10, 23, 87 A të dëmtuara me humbje teksti; f. 169 4 rreshtat e fundit të kol. së djathtë
të rëna përsipër prej një dore të dytë; f. 165-171 me gjurmë uji dhe të nxira rëndë.
Ngj.: Iniciale në të kuq dhe të gjelbër rreth 40 mm të larta.
Kap.: Dy mbulesa druri me shtresë lëkure me stampim të rremë (ornamente), të ruajtura
keq; dy togëza ( të paruajtura).
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 362 (si Berat. 17); Aland Nr. 1433.
3. Shek. i 12-të. Pergamenë. 305 x 240 mm. I. 204 fl. (I = fleta e qëllimit; 202 fl.+158 A+164
A). 2 kol., 40 rr.
Symeon metaphrastes, Menologion (minej) për muajin nëntor.
(1r) Tryeza e lëndës.-(1v) bosh.
– (2r-4v). [Vita et passio S. Cosmae et Damiani] Inc. Duke ndriçuar nga shprestaria dhe nga
predikimi i ungjillit. (ed. G.van Hooff, An Boll. 1 (1882) 586-596; krhs. BHG 374).
– (4 v -13 r) Martirizimi i dëshmorëve të shenjtë dhe të lavdëruar të Krishtit; Akindhino, Pigosiu,
Afthariu, Elpidhofori dhe Anembodhistu. [Passio S. Acindyni, Pegasii, Aphthonii, Elpidephori
et Anempodisti] (PG 116, 9-36; krhs.BHG 23).
– (13v-23r) Martirizimi i dëshmorëve të shenjtë të Krishtit Akepsima, Josif dhe Aithola.[Passio
S. Acepsimae, Josephi et Aeithalae] (PG 116, 832 860; krhs.BHG 20).
– (23r-42r) Jeta e atit tonë oshënar dhe murg, Joanikit [Vita S. Joannicii] (PG 116, 36-92; krhs.
BHG 937).
– (42r-47v) Jeta dhe martirizimi i shenjtorëve Galaktinos dhe Epistimi [Vita et passio S.
Galactionis et Epistemae) ( PG 116,93-108; krhs. BHG 666).
– (47v-52r) Jeta e atit tonë oshënar dhe konfesor, Palit [Vita S. Pauli confessoris] (PG 116,
884-896; krhs. BHG 1473).
– (52r-55v) Martirizimi i dëshmorit të shenjtë Jeronos së bashku me dëshmorët e shenjtë
atletë në Mitilin [Passio S. Hieronis et sociorum Melitinae] (PG 116,109-120; krhs. BHG 750).
– (55v-63r) Tregimi i pjesshëm i çudirave të mëdha dhe të lavdëruara të kryeëngjëllit të madh
Mihail, të mbledhura nga shkrimi i vjetër dhe i ri. [Laudatio S. archangeli Michaelis] Inc. Festimet
e çështjes engjëllore, të zbukurimeve qiellore dhe tani ne duke kryer festën me gëzim dhe
hare, të gjithë këtyre rreshtave të Kryetarit… Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot, ata që
dëgjojnë thonë të gjitha i ke bërë me urtësi. (Krhs. BHG 1294b?).
– (63r-75r) Kuptimi i jetës së Nënës së të gjithëve dhe të çudibërësit Matronis [Vita S. Matronae]
(PG 116, 920-953; krhs. BHG 1222).
– (75r-81v) Jeta dhe vepra e oshënares Theoktisti nga Lesboja [Vita S. Theoctistae Lesbiae]
(ed. Th. Ioannou, Monumente agjiografike, Venedik 1884, fq.18-39; krhs. BHG 1726).
– (81v) Martirizimi i dëshmorit të shenjtë Mina Egjiptianit të martirizuar në Kotiea [Passio S.
Menae Aegyptii] (ed. G. van Hooff, An. Boll. 3 [1884] 258-270; krhs. BHG 1250). Des. mut. në
lidhje me sigurinë e pasigurt, nëpërmjet teksteve a. a. O., fq. 259, Z.15.
– (82r-84v) [Passio S. Platonis] Inc. mut. Të cilat nuk mund as të dëgjojnë, as të lëvizin dorën
(krhs. BHG 1552).
– (84r-88v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar Amfilokio [Vita S. Amphilochii] (PG 116, 956-
969; krhs. BHG 72).
– (88v-112v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar, Grigorit, episkopit të Agrigentit [Vita S. Gregorii
episcopi Agrigentini] (PG 116, 189-269; krhs. BHG 708).
– (112v-118v) Martirizimi i dëshmores së shenjtë Ekaterina [Passio S. Aecaterinae] (PG 116,
276-301; krhs. BHG 32).
– (118v-157v) Të atit tonë ndër shenjtorë, dëshmorit të shenjtë Klementit, episkopit të Romës
dhe të apostullit të shenjtë Pjetër [S. Clementis epitome de gestis S. Petri] (PG 2, 469-604;
krhs. BHG 345). Des mut. Tregim i përmbledhur. Tepri e tillë çudirash, shkëlqime të tilla, që u
bënë për ne.
– (157v-162r) [Passio S. Petri episcopi Alexandrini] (ed. F. Combefis, Illustrium Christi martyrum
1. triumphi, Paris 1660, S.189-221; krhs.BHG 1503) Inc. mut. të atyre dhe mëkatarëve që kur
Kishës…
– (162r-164v, 172r-175v) [Passio S. Mercurii] (ed. H. Delehaye, Les legende grecques des
saints militares, Paris 1909, fq. 243-258; krhs. BHG 1276). Inc. mut. Pasi i bindën ata gjetën
këta … a.a.O.,fq. 243, rr.16.
– (168r-171v, 180r-181r) Martirizimi i Shën Jakov Persianit. [Passio S. Jacobi Persae] (krhs.
BHG 773).
– (175v-179v, 164Ar-167v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar, Alipiut. [Vita S. Alypii] (ed. H. Delehaye,
Les saints stylites [Subs. Hagiogr. 14] Bruxelles 1923, fq..170-187; krhs. BHG 64).
– (181r-202v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar dhe konfensor, Stefanit të ri [Vita S. Stephani
iunioris confessoris] (krhs. BHG 1667). Des. mut. U shenjësove o Stefan i çuditshëm me
rënkime dhe lotë.
Gjr.: F. 2, 35 të dëmtuara me humbje të vogla teksti; mes f. 81 dhe f. 82 mungon një numër i
papërcaktuar fletësh; f. 82-133 të dëmtuara pa humbje teksti; f.134-136 të dëmtuara me
humbje të vogla teksti, 137-153 pa humbje teksti; f. 154-177, 194-202 humbje të mëdha
teksti.
Ngj.: E thjeshtë e zezë në çdo fillim paragrafi.
Kap.: Dy mbulesa druri me shtresë lëkure me stampim të rremë (ornamente), dy togëza ( të
paruajtura).
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 362 (si Berat. 16); Alexoudis Ekkl. Al. 20. 485 fq. dhe 537 (si Berat.
1 dhe 29); Ehrhard I 2, fq. 444: Konfirmohet supozimi i Ehrhard-it, që Berat. 1 dhe 29 përputhen,
por mungojnë vetëm Nr. 11-16 dhe 27 të teksteve normale (krhs. Ehrhard I 2, fq. 392).
4.Shek. i 13-të. Letër. 220 x 150mm. 350 fl. (363 fl. + 21A + 155A – 349 bis 363 [krhs. Cod.
20]). 1 kol., 28 rr.
Triodion dhe pendekostarion (fragment).
(1r) inc. mut. U ngritën me të gjithë djemtë e Faraonit. (= Triodion, fq.322).-(348r) des. mut.
Dhe shpirtrave tanë përdëllimin e madh. (= Pentekostarion, fq.207).
Gjr.: Shumë e keqe, shkrimi fort i dëmtuar dhe i zbehur nga uji, në mjaft raste i palexueshëm;
Lidhja krejt e prishur, qoshet mjaft të ngrëna, letra e dëmtuar nga brejtja e krimbave.
Zp.: Theodosios. Glavenica dhe Berati (sipas Alexudis, f. 363, ky ia ka kushtuar kodikun në
vitin 1438 kishës të Apostujve të Shenjtë; ky shënim nuk është më i gjendshëm).
Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe deri 60 mm të larta, në disa raste edhe në ngjyrë të gjelbër;
bordura të zbukuruara dhe gërma po ashtu të zbukuruara në ngjyrë të kuqe në fillim të
paragrafëve.
Kap.: Ruhet vetëm kapaku i përparëm (dru i mbuluar me lëkurë) me tre (nga pesë) mbërthecka
zbukurimi, i dëmtuar shumë rëndë.
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 363 (si Berat. 26); po ai, Ekkl. Al. 20, fq. 525 f. (si Berat. 11).
5.Shek. i 14-të. Pergamenë. 225 x 160 mm. 600 fl. (602 fl.-1 dhe 2 [krhs. Cod. 21]). 1 kol. 20
rr.
Theophylaktos i Ohrit
(3r-v) Pinax i Ungjillit sipas Gjonit.-(4r-602r) Theophylaktos i Ohrit, Shpjegimi i Ungjillit sipas
Gjonit-[Enarratio in Evangelium Ionnis] (PG 123,1133-1348 dhe 124, 9-317).-(602v) Shënime
të shkruesit.
Gjr.: Në përgjithësi e mirë, me njolla të lehta uji, qoshja e djathtë lart nga f. 3-44, 186 dhe 250-
1 e dëmtuar pa humbje teksti, f. 256-269, 277-8 dhe 601-2 me humbje të vogla teksti.
Kap.: Kapaku i përparëm (dru me lëkurë me stampim të rremë) në Cod. 21, kapaku i prapëm
i dëmtuar shumë rëndë, dy togëza ( të paruajtura).
Lit.: Alexudis Deltion, fq. 365 (si Berat. 30); po ai. Ekkl. Al.20. fq. 526 (si Berat. 15).
6.Shek. i 8-të-9-të. Pergamenë. 265 x 180 mm. 144 fl. (147 fl.-1 [krhs. Cod.25] -87-88). 2
kol. 25 rr. [Senkrechte Spitzbogenunziale (vertikale, harqe me majë, ?)]
Ungjill. (2r-147v) Lexime për festat e lëvizshme dhe të palëvizshme); des. mut. Tetëdhjetekatër
vjet. (= Luka 2, 37 për shkurtin; krhs. Gregory f. 344-376).
Gjr.: E mirë. Pergamenë e deformuar fort nga uji, skaji i poshtëm i dëmtuar në gjithë shtrirjen
pa humbje teksti, f. 2-6 dhe 141-7 me humbje të vogla teksti.
Ngj.: Iniciale deri 50 mm të larta me zbukurime të thjeshta (e kuqe-e gjelbër), në fol. 2r dhe
111r korniza rreth titujve (e kuqe-e gjelbër) me zogj.
Kap.: Ruhet vetëm kapaku i përparëm, i dëmtuar rëndë nga brejtjet e minjve.
7. Viti 1322 (f. 183r letër. 300 x 220 mm. 190 fl. (I = fleta e qëllimit; 184 fl.+7A + 76 ABCD). 2
kol., 29 rr.
Ungjill. (Ir-v) bosh.-(1r-183r) Lexime për festat e lëvizshme (krhs. Gregory 344–364), f. 4v,
147v, 182v ,183v-184v bosh.
Gjr.: E mirë, skajet e errësuara dhe me njolla uji, fol. I dhe 1-11 mjaft të errësuara, f.I-2 dhe
182-184 të dëmtuara pa humbje teksti, f. 7A dhe 76 ABCD të copëtuara deri në mbetjet më të
vogla.
Ngj.: Iniciale të thjeshta në ngjyrë të kuqe deri në 7 cm të larta, në fillimet e kapitujve korniza
zbukurimi në ngjyrë të kuqe dhe mbishkrime, në f. 1r portal zbukurimi.
Kap.: Dy kapakë druri me mbulesë lëkure në stampim të rremë, dy togëza (të humbura).
8. Shek. i 14-të. Pergamenë. 315 x 240 mm. 140 fl. (140 fl.–f. 1 dhe 2 [khrs. Cod.21] + 46A
+ 136A). 2 kol., 22–25 rr.
Ungjill. (3r–140v) Predikime për festat e lëvizshme dhe të palëvizshme; inc. mut. Thashë se
do të marrë prej simes. (= Gjoni 16, 15 për të mërkurën e javës së shtatë pas Pashkëve;
krhs. Gregory f. 347–386).
Gjr.: E mirë, skajet të dëmtuara pa humbje teksti, f. 46A dhe 136A të shkëputura.
Ngj.: Iniciale të kuqe deri në 30 mm të larta, në f.7r portik zbukurimi (e kuqe, e gjelbër, e kaltër
mbi të verdhë të artë, arabeska) me mbishkrime kapitujsh në ar.
Kap.:Dy kapakë druri me mbulesë lëkure me stampim të rremë (ornamente), kapakët dhe
lidhje të çlirët, dy togëza të humbura.
Lit.:Alexoudis Deltion, fq. 362 f. (si Berat. 22); Alexoudis Ekkl. Al.20, fq. 525 (si Berat. 7); Aland
Nr.1434.
9. Rreth 1400-ës (I-XXI, 1r–228r) dhe 1438-s (228v) dhe rreth 1400-ës (229r-230r). Pergamenë.
335 x 265 mm. 252 fl. (230 fl.+1–XXI+226A). 2 kol., 23–27 rr.
Ungjill. (1r–228r) Predikime për festat e lëvizshme; inc. mut. (6v) Dhe në mos i dëgjoftë ata,
thuaja këtë Kishës (= Mateu 18, 17 për muajin e Rëshajeve; khrs. Gregory, f.347), des. mut.
(226v) Kujtoni si u pati folur kur ishte në Galile. (= Luka, 24, 7 për të Dielën e Pashkëve, 4;
krhs. Gregory, f.364).-(228v). Shënime nga një dorë e dytë.-(229r) bosh.-(229v–230r). Shënime
nga një dorë e tretë.-(230v) bosh.
Gjr.: Skaji i sipërm i djathtë i të gjithë librit mungon, humbje teksti; f. I-XX, 1-4 dhe 227-230
pjesërisht të ruajtura, prej f. XXI dhe 5-6 gjysma e brendshme e ruajtur, vizatimi në fol. 61 i
prerë.
Shk.: Theodor Grammatikoi (fol.228v).
Ngj.: Titujt e kapitujve në ngjyrë të kuqe, inicialet deri 110 mm të larta në të kuqe të thjeshtë
ose me trajtim më të pasur (e kuqe, e gjelbër, e kaltër, e verdhë) me ornamente dhe figura, në
f.42r pamja e plotë e ungjillorit Mark (130 x 90 mm; e kuqe, e verdhë, e kaltër, e gjelbër, e
kaftë) në qëndrim shkruesi.
Kap.: Dy kapakë druri me mbulesë lëkure, të ruajtur keq, të çlirtë dhe të ngrënë nga krimbat,
në anën e përparme trembëdhjetë, në të pasmen dy thumba zbukurimi ende të ruajtur.
10.Shek. i 12-të (1158 ?) Alexoudis jep për f.14r një datim sot të palexueshëm). Pergamenë.
220 x 160mm. 99 fl.,1 kol.,17–22rr. (1r-3v)? Euthalios Diakonos, Prolog i veprimeve. [Prologus
Actuum apostolorum] inc.mut.] (PG 85, 629 B 10-636 A).-(3v-6r) çështje e librit të veprimeve
të Apostujve (Argumentum libri Actuum apostolorum) (PG 85, 645 A-649 A).- (6r-7r) Shtegtimi
i apostullit Pal. [Peregrinationes Pauli apostoli] (PG 85, 649 B-652 A)-(7r-12v) Paraqitje e
kapitujve të Veprave të Apostujve. [Elenchus capitum libri Actuum apostolorum], des. Për
Judejtë e Romës (PG 85, 652A-661 B11).-(12v-13v) Kapitullizim i dëshmive të Shenjta të
librit të veprave [Elenchus Divinorum testimoniorum quae continet liber Actuum apostolorum]
(PG 85, 640B-645A; vetëm fillimet e vargjeve të cituara). (13r-v) 5
Këto shenja ndodhen në këto vende të letrave:
I bashkëngjitet kësaj një paraqitje grafike.
Vijojnë katër distikë në lidhje me kotësinë e fjalëve:
Më kot o njeri shtjellon kuptime të shumta,
ide retorike, metoda astronomike,
kundërvënie, justifikime, mendime të mëdha
të Euklidianëve, Thalistëve, mjeshtrave atikë të fjalës;
Për një moment një sëmundje i shkatërron të gjitha
dhe të vendos me të paditurit.
Para fundit duhet që të mos merremi me gjërat tokësore
por qielloret të kapim5.
(14r-99r). Veprat e Apostujve me komente të zgjedhura nga Oikumenios, Shpjegim në lidhje
me veprat e Apostujve [Commentarius in Acta apostolorum] (PG 118, 41 A-237 D) (99r)
Euthalios Diakonos, Prolog i katërmbëdhjetë letrave të Palit të apostullit të shenjtë [Prologus
in quattuordecim sancti Pauli apostoli epistolas], des. mut. Që dhe frymërat e erërave (PG
85, 693 A 1-14).
Gjr.: E mirë, skajet prej f. 1-10 dhe 99 të dëmtuara pa humbje teksti, fillimi dhe fundi i
dorëshkrimit të humbura.Ngj.: Korniza zbukurimi të thjeshta në ngjyrë të kuqe, në f.14r portik
zbukurimi (e artë, e kuqe).
Kap.: Dy kapakë druri të çlirët, prej mbulesës së lëkurës ruhen vetëm copëza, lidhja e lirshme.
Lit.: Alexudis Deltion, fq.360 (si Berat. 14); Alexudis Ekkl. Al.20, fq.544 (si Berat. 36); P. Batiffol,
Les Manuscrits grecs de Bérat d’Albania et le codex purpureus F , Archives des Missions
scientif. et littér. III 13 (1887) 441 f. (si Berat. 10).
11. 1312 (fol. 227r). Pergamenë. 185 x 135 mm. 228 fl. (227 + 172A). 1 kol., 26rr.
Katërungjillësh. (1r-3r) Synopse të ungjijve.-(4r–5r) Pinax i Ungjillit sipas Mateut.-(5r) Shënim i
shkruesit.-(5v) Pamje e ungjillorit Mateu.-(6r-57r) Ungjilli sipas Mateut; inc. mut. Faqen e djathtë
t’i kthejë atij dhe tjetrën. Se po shihnin ndonjë frymë dhe u tha atyre. (Mateu 5, 39).-(57r–58r)
Pinax i Ungjillit sipas Markut.-(58v) Pamje e ungjillorit Marku.-(59r-96r) Ungjilli sipas Markut.-
(96vderi 98r) Pinax i Ungjillit sipas Lukës.-(98v)Pamje e ungjillorit Luka.-(99r-162v) Ungjilli sipas
Lukës; des. mut. Se po shihnin ndonjë frymë dhe u tha atyre (Lluka 24, 37).-(163r-209v)
Ungjilli sipas Gjonit-(210r-227r) Tryezë e lëndës e lëndës e perikopeve.-(227v ) bosh.
Gjr.: Në përgjithësi e mirë, f. 1 e dëmtuar me humbje teksti, pas. f. 5 dhe 162 këputje fletësh,
f. 227 e dëmtuar pa humbje teksti.
Ngj.:Iniciale në ngjyrë të kuqe deri në 10mm të larta, në fol. 1-3 harqe zbukurimi në ngjyrë të
kuqe, fol. 5v pamje e ungjillorit Mateu (e kuqe, e kaltër, e artë), 58v pamje e ungjillorit Marko (e
kuqe, e kaltër, e artë, violet), 59r korniza zbukurimi (e kuqe, e kaltër, e artë), 98v pamje e
ungjillorit Luka (e kuqe, e kaltër, e gjelbër, e verdhë, e kaftë), 99r dhe 163r korniza zbukurimi (e
kuqe, e kaltër, e artë).
Kap.: Dy kapakë druri (të thyer) me mbulesë lëkure me stampim të rremë (ornamente), një
togëz (e humbur).
12. Rreth 1400-ës. Letër. 250 x 205 mm. I. 240 fl. (I = fleta e qëllimit; 229 fl.+27A +90A-K). 1
kol., 21 rr.
Katërungjillësh. (Ir-1r) bosh.-(1v) Pamje e ungjillorit Mateu, e mbishkruar me katër
dymbëdhjetërrokësh:
Duke mos pasur guximin tënd engjëllor,
Formën e trupit engjëllor që ke,
Duke mos pasur diçka më shumë se engjëjt,
Por duke shkruar fjalën tënde të mëshiruar.
(2r-66r) Ungjilli sipas Mateut.-(66v) Hypothesis e Ungjillit sipas Markut.-(67r-v) Pinax i Ungjillit
sipas Markut.-(68r) bosh.-(68v) Pamje e Ungjillorit Mark e mbishkruar me katër
dymbëdhjetërrokëshe:
Duke qëndruar Marku pa folur,
pavarësisht se ka qëllim të shkruajë,
jo sepse nuk frymëzohet, por se duke jetuar edhe lëviz,
edhe merr frymë, e kërkon të shkruajë i qetë.
(69r-100r) Ungjilli sipas Markut. -(100v) Hypothesis i Ungjillit sipas Lukës; inc. Ungjilli i shenjtë
i shkruar sipas Lukës. Pasi Luka nxënësi… duke parë nxënësit.-(101r–102v) Pinax i Ungjillit
sipas Lukës.-(103r) bosh.-(103v) Pamje e Ungjillit sipas Lukës, e mbishkruar me katër
dymbëdhjetërrokëshe:
O Luka, mbrojtësi i bujqësisë së Perëndisë,
Duke parë farat mistike, dua ta shndërrojë;
Ashtu si gruri bëhet bukë,
Fjalën tënde ungjillore në grurë,
Për të mbledhur thesarë në shpirt.
(104r-174r) Ungjilli sipas Lukës.-(174v) Pinax i Ungjillit sipas Gjonit.-(175r) Pamje e ungjillorit
Gjon, e mbishkruar me katër dymbëdhjetërrokëshe:
Na godet në mendje vetëtima e logjikës,
pasi asnjë shi, asnjë shenjë reje,
duke i forcuar i biri i Zebedeut,
njerëzit e panë me shi të padukshëm.
(175v-228v) Ungjilli sipas Gjonit.-(229r-v) bosh.
Gjr.: E mirë.
Shu.: Shkronja N. Po kështu Briquet 8427 (Pisa 1372). (1v).
Ngj.: Në përgjithësi e zbehur fort; iniciale rreth 30 mm të larta. Pamje ungjillore e Mateut në
ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, 170 x 155 mm.-(2r). Hapësirë zbukurimi me iniciale në ngjyrë të
kuqe 70mm të larta.-(68r) Pamje ungjillore e Markut në ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, 180 x
140mm.-(69r) Hapësirë zbukurimi me iniciale në ngjyrë të kuqe e të verdhë rreth 80 mm të
larta.-(103r) pamje ungjillore e Lukës në ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, 180 x 140mm.-(104r)
Hapësirë zbukurimi me iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 70 mm të larta.-(175r) Pamje ungjillore
e Gjonit dhe e Prohorit në ngjyrë të kuqe dhe të verdhë 170 x 135mm.-(175v) Hapësirë zbukurimi
me iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 85mm të larta.-(228v) Hapësirë zbukurimi në formë
shkronjash (rreth 30mm e lartë FX) dhe arabeska.
Kap.: Dy kapakë druri me mbulesë mëndafshi në ngjyrë të kuqe të errët, mbulesa e dëmtuar,
njëra (nga dy) kapëset e lëkurës e ruajtur.
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 360 (si Berat. 13); Aland Nr. 1705.
13. 1181 (37r). Pergamenë. 220 x 160 mm. 41 fl. (40fl.+I = fleta e qëllimit [letër]). 1kol., 20 rr.
Ungjill. (1r-36r) Predikime për festat e palëvizshme, inc. mut. Ata i thonë asaj, grua përse
qan… (= Gjoni 20, 13 për 22 korrikun; krhs.: Gregory f. 382-386).-(37r). Vërejtje e shkruesit, e
ndjekur nga tre dymbëdhjetërrokësh:
Për atë që lexon me dëshirë,
Për atë që ka shkruar me gishta,
Për atë që ka përfituar, t’i ruajë të tre ose trininë.
(37v-38r) bosh.-(38v) shënime prej duarsh të mëvonshme. -(39r-40v) prej pjesës së paruajtur
të Ungjillit janë lidhur fol. 1-2 e duzinës së katërmbëdhjetë: inc. mut. Kërkonin që ta sillnin
brenda të paralizuarin (= Luka 5,18 për të dielën e javës së 19-të pas Rrëshajave); des. mut.
ra në dhe të mirë, dhe mbiu dhe dha pemë për njëqind (= Luka 8,8 për të dielën e javës së 21-
të pas Rrëshajave; krhs. Gregory fq. 354-355).-(41r-v) bosh.
Gjr.: Në përgjithësi fort e ndotur dhe e nxirë; f.1 dhe 33 të dëmtuara me humje teksti.
Shk.: Ioannikios (f. 37r: Ky Ungjill i shenjtë i hyjshëm dhe i perëndishëm u shkrua nga dora e
murgut dhe dhjakut të padenjë Joanik në vitin 6689).
Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 30 mm të larta; f. 4v kornizë zbukurimi e thjeshtë në
ngjyrë të kuqe dhe të kaftë.
Kap.: Vetëm kapaku i pasëm (dru me mbulesë lëkure) i ruajtur.
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 365 (si Berat. 32); Alexudis Ekkl. Al. 20, fq. 526 (si Berat. 17); Aland
Nr. 1207.
14. Shek. i 14-të. Pergamenë. 210 x 150 mm. 144 fl. (139 fl. + 20A + 67A + 77A + 78AB).
1kol., 24rr.
Tipikon. (1r-139v) Typikon (Tekst si Typikon, Venedik 1643 me disa ndryshime); inc. mut. Në
nart… (ndoshta narteks), a. a. O., fq.15, kol. 1.
Gjr.: Para f. 1 mbetje prej shtatëmbëdhjetë fletësh (me to ndoshta prej të gjithave); fort e
ndotur, e nxirë dhe e dëmtuar me humbje të mëdha teksti, f. 2 e dëmtuar me humbje të pakta
teksti, f. 3-25 pa humbje teksti. Prej f. 78 AB janë ruajtur vetëm copëza; f. 135-139 të dëmtuara
me humbje të mëdha teksti.
Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 25 mm të larta dhe korniza të thjeshta zbukurimi në
ngjyrë të kuqe.
Kap.: Mungon.
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 365 (si Berat. 31); Alexoudis Ekkl. Al. 20, fq. 526 (si Berat. 16).
15. Shek. i 12-të. Pergamenë. 155 x 120 mm. 195 fl. (197 fl. + 64A-195 dhe 196 [krhs. Cod.
23] deri 197 [krhs. Cod. 22]. 1 kol., 21rr.
Ungjill. (1r-140r) Lexime për festat e lëvizshme; inc. mut. Pa u bërë si fëmijë nuk hyni në
mbretërinë e qiejve. (= Mateu 18, 3 për të hënën e javës së nëntë pas Rëshajeve; krhs.
Gregory fq. 350-364).-(140v) Pinax i Ungjillit sipas Gjonit.-(141r) bosh.-(141v-142v) Hipotezë
(Hypothesis ?) e Ungjillit sipas Gjonit; inc. Ungjilli i shkruar sipas Joanit. Pasi Joani vëllai i
Jakovit dhe i Zebedeut… dhe tjetrin që…-(143r-194v) Ungjilli sipas Gjonit.
Gjr.: Fillimi i humbur; f. 1-3 të dëmtuara me humbje teksti, f. 4 pa humbje teksti. Mes 64 dhe
64A 1 fletë e shkëputur, prej 64A vetëm gjysma e poshtme e ruajtur. Pas f. 71, 142, 150
përkatësisht nga një fletë e shkëputur; f. 151 dhe 194 të dëmtuara me humbje teksti.
Ngj.: E thjeshtë, iniciale në ngjyrë të kuqe 10 mm të larta.
Kap.: Vetëm kapaku i pasëm (dru me mbulesë lëkure) i ruajtur, lidhja fort e çlirët.
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 366 (si Berat. 36); Alexudis Ekkl. Al. 20, fq. 526 (si Berat. 20); Aland
Nr. 1709.
16. Shek. i 14-të. Letër. 305 x 210 mm. 117fl. (114 fl. + 16A + 22A + 53A). 1kol., 32rr.
Menaion (minej) për muajin mars. (1r-114r) Menaion për 1-31 mars (Menaion, vëll. 7 me disa
ndryshime).
Gjr.: F.1-2 të dëmtuara me humbje të pakta teksti. Pas f.16 dhe 22 përkatësisht një fletë e
shkëputur dhe e zëvendësuar me një të re (210 x 140 mm; shkrim i shek. XIX); f. 113-114 të
dëmtuara me humbje teksti. Përgjithësisht me gjurmë uji dhe e ngrënë nga krimbat.
Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 55 mm. të larta.
Kap.: Dy kapakë druri, të ngrënë nga krimbat; lidhja e liruar.
17. Shek. i 15-të. Pergamenë. 270 x 205 mm. 174 fl. (173 fl. + 151A). 1 kol., 27-28 rr.
Dorëshkrim patristik (patrologji). (1r-v) Vasili i Madh, Epistula 22; des. mut. Të dobëtit (Saint
Basile, Lettres. ed. Y. Courtonne. vëll. I, Letra 22/1-2, rr.34).-(2r) Basileios (?), Sermo asceticus;
inc. mut. Sheh jetën (PG 31, 1512 B 3-1513 A 3). -(2r-7v) Basileios, Në lidhje me mëkatin ndaj
Perëndisë [De iudicio Dei]; des. mut. Satanai shkatërrues (PG 31, 653 A-669 C 1).-(8r) Në
lidhje me besimin [De fide]; inc. mut. E mori në dorëzim prej nesh. (PG 31, 689 C 3-692 C).-
(8v-10v). Index moralium (PG 31, 692 D-700 A).-(10v) Moralia; des.mut. Prej fuqisë së tij, se
(PG 31, 700 B 1-10).-(10v-16v) Moralia; inc. mut. Nuk ju them juve (PG 31, 721 A 2 -736 C 7).-
(16v-20r) Fjala asketike [Sermo asceticus] (PG 31, 881 B–888 D).-(20r-24v) Kushtet sipas
shtrirjes [Regulae fusius tractatae], Prooimion (PG 31, 889 A-901 A).-(24v-52r) Dekrete asketike
[Constitutiones asceticae]; des. mut. Duke pyetur mëson (PG 31, 1321 A-1388 C 14).-(52r-
56v) Dekrete asketike [Constitutiones asceticae]; des. mut. sa erdhën e zunë. (PG 31, 1389
C 5-1400 C 6).-(57r-60r) Kapitulli i kushteve gjatë ndarjes [Regularum breviorum capitula], Nr.
194-349 (krhs. PG 31, 1052 D-1077 D, renditje krejt tjetër).-(60r-105r) Kushtet në gjerësi
[Regulae fusius tractatae] (PG 31, 905-1052) me mungesat e mëposhtme: Ajo nuk kishte
pretendime ndaj tij (917 C 2-920 B 2), pengojnë qëllimin prej genit të Izraelit, (936 B 3-937 B
4), parabola vazhdon prej të tjerëve vjen (937 D 4-961 A 5); 71v-72r dhe 88r bosh pa rënie
teksti.-(105r-160v) Kushte sipas vendndodhjes [Regulae brevius tractatae], Nr. 43-350, u
përgjigjen numrat e mëposhtëm:
(PG 31, 1080-1305): 114 (43), 157, 98, 3-5, 287, 6 (50), 288-9, 99, 158-9, 7-9, 85-86 (59-60),
187-9, 21-22, 160-3, 23-29, (70-76), 191, 126, 30, 192, (80), 89, 45-47, (134-6), 16, 204, 151,
122, (140), 173, 31, 195-7, 34, 164-5, 127, 199, (150), 97, 169, 202,279, 283, 205-7, 17, 90,
(160), 152, 172, 239, 208-9, 240-1, 48-49, 210 (170), 50-53, 280, 11, 174, 211-3 (178-180),
54, 175-6, 214, 242-4, 55, 215-6, (189-190), 245, 217, 56, 247-7, 218, 248, 219, 249-252
(199-202), 220, 57, 123, 177-8, 221-2, 137 (210), 58-60, 101, 91, 179, 61, 223, 12, 180 (220),
253, 62, 254, 224, 255-6, 63, 257-260 (228-231), 64, 225, 261-2, 65, 226, 267-270 (242-5),
66, 290-1, 227, 271 (250), 13, 286, 19-20, 67-68, 103, 15, 272, 139 (260), 181, 285, 284, 69,
182, 71-72, 292, 274 (275), 77-78, 230, 275, 113 (280), 79-80, 231, 184-5, 232, Reg fus., 54
(PG 31, 1044 AB) als Nr.287!, Reg. brev. 138, 93, 104 (290), 70, 94, 229, 112, 155, 2, 92, 18,
228, 14 (300), 202, 105, 74, 107, 273, 108-111, 154 (310), 153, 281, 293-5, 81-84, 296-301
(320-5), 95, 302, 125, 303, 140 (330), 186, 190, 304-5, 233-8 (335-340), 306-7, 276-7, 308-
313 (345-350).-(160v-164r) Basileios (?), Poenae in monachos (PG 31, 1305 C-1316 C).
(164r-173v) Athanasios, Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar Andonit, [Vita Antonii]; des. mut.
mundi fantazitë (PG 26, 837 A deri 876 B 1).
Gjr.: E mirë, f. 1 e dëmtuar dhe e ndotur me humbje teksti; fol. 87, 109, 110, 137-139, 141-2,
173 të dëmtuara pa humbje teksti; pas fol. 135 dhe 142 përkatësisht një fletë e shkëputur.
Ngj.: Iniciale të thjeshta në ngjyrë të zezë deri 15 mm të larta.
Kap.: Dy kapakë druri (të dëmtuar rëndë nga brejtja e krimbave), lidhja e çlirët.
18. Shek. i 13-të-14-të. Letër. 210 x 145 mm. 411 fl. (409 fl. + 4A + 275A). 1 kol. 26-28 rr
(fol.1-61), 19-22 rr. (fol. 62-108), 44-70 rr. (fol. 109-194), 24-31 rr. (fol. 195–409).
Përmbledhje dorëshkrimesh teologjike.
(1r-12r) Mbetje të një traktati antikonoklastik (?); des. mut. Nuk ishte i ikonoklastëve-(12v-13v)
bosh.
– (14r-85v) Niketas Stethatos, Antidialogus (ed. A. Michel, Humbert dhe Kerullarios, Paderborn
1930, fq. 320-342).
– (86r-88v) Hadrian IV., Letër Basileios të Ohrit (Bessarione 1916, 27-29).-(89r-93v) Basileios,
Letër Hadrian-it (Bessarione 1916. 31-33). (94r-102v) Germanos II., Letër Gregor-it IX. (Sathas,
Biblioteka Mesjetare. II 39-46).
– (103r-v) inc. Shumë ishin dhe të mëdhenj kombet që ranë dakord, des. dhe njëmendshmërinë
e lashtë të rehabilitimit të Ortodoksisë.
– (104r-108v) Gregori IX, Letër Germanos-it II. (Sathas, 1. c. 46 deri 49).
(109r-194r) Euthymios Zigabenos, Shpjegim i Psaltirit. [Commentarius in Psalterium] (PG
128, 41-1325). – (194v) prova shkrimi greqisht-latinisht.
(195r-216r) Katenë për odet e Testamentit të Vjetër dhe Testamentit të Ri.
– (216v) Parafrazë shembëlltyrash të Testamentit të Ri.
– (217r-315v). inc. mut. E dinin dhe tani dhe më përpara… që predikojnë Perëndinë; des. mut.
Nëse nuk i provon ti i pari ato që thua, nuk është e nevojshme të flasësh për to. (316v)
Shënim i shkruesit.-(317r) bosh.-(317v) Prova shkrimi nga dy duar.
– (318r-409v) Euthymios Zigabenos, Armaturë dogmatike; [Panoplia dogmatica]; des. mut.
(374r).”Fjalët” (PG 130, 20 D deri 149 B 5).
Gjr.: Shumë e keqe, e ndotur, me gjurma uji, e prekur nga brejtja e krimbave, fletë të shumta
të ngjitura, f. 1-13 dhe 345-409 të ruajtura pjesërisht; f. 14-28, 36, 40, 44, 49, 74, 75, 81, 85 të
dëmtuara me humbje teksti; pas f.108 një fletë e prerë, qoshja e djathtë lart nga f. 217-316 e
dëmtuar me humbje teksti.
Ngj.: Iniciale të thjeshta në ngjyrë të kuqe (deri 20 mm të larta), në f. 318r kornizë e thjeshtë
zbukurimi.
Kap.: Dy kapakë druri, të dëmtuar rëndë dhe të ngrënë nga krimbat, në kapakun e pasëm
mbetje lëkure.
Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 363 (si Berat. 23); Alexudis Ekkl. Al. 20, fq. 525 (si Berat.8).
19.Viti 1823 (f. 51r, 73r, 73v). Letër. 155 x 100 mm. 159 fl. (162 fl. -1-2 [Kapaku i përparëm]
deri 162 [Kapaku i prapëm]). 1-2 kol. Numri i rreshtave ndryshon.
Bllok shënimesh nxënësi.
– (2r-161v) përmban fjalorë (frëngjisht-italisht, italisht-greqishte e re, latinisht-greqishte e re,
greqishte e re-frëngjisht), ushtrime fjalësh në greqisht, përkufizime filozofike, ushtrime
matematikore, ushtrime zgjedhimi në latinisht, tabelë foljesh të parregullta të latinishtes.
Gjr.: Qoshet dhe skajet të ngrëna; f.149-157 të dëmtuara me humbje të pakta teksti.
Kap.: Dy kapakë letre, të përbëra nga f. 1+2 respektivisht 162; kapaku i pasmë përgjysmë i
grisur dhe i lirshëm; lidhja e çlirët.
20. Shek. i 15-të. Letër. 145 x 150 mm. 15 fl. (më parë f. 349-363 të Cod. 4). 1 kol., 17-19 rr.
Fragment agjiografik, homilie (?)
– (1r-2v) inc. mut. Ashtu si e ftohta dhe breshëri kur bien në rrymat detare, i bëjnë ato të
fryhen, kështu me zjerjen e ziftit që lyen anijet i shkatërron dhe bien në thellësi të detit së
bashku me agarinejtë dhe vetëm dhjetë anije shpëtojnë, me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe
të gjithë shenjtorëve me Krishtin Jezu, Zotin tonë, lavdia dhe pushteti së bashku me atin e
pafillim të tij dhe me shpirtin e tërëmirë dhe të tërëshenjtë tani e përherë dhe në jetët e
pambaruara që do të vijnë, amin!
– (3r-11v) Fragment homiletik; inc. mut. Por thesarin që ndodhet i siguruar në qiell, nuk mund
ta matim me kritere monetare dhe sasiore, duhet ta ruajmë me vigjilencën e shpirtit. Pasi,
ashtu si kusarët e vjedhin pasurinë kur gjumi e kap të zotin e shtëpisë, dhe do të përgatitet i
arratisuri, kështu ndodh dhe me pasurinë shpirtërore; des. mut. Kështu edhe ne ta mbrojmë
Zotin, në mënyrë që të duhemi dhe të mbrohemi dhe ne prej tij, ta mbajmë dhe ne besimin
me duar, ashtu siç mbajmë diçka me gëzim. Dhe të mos e lëmë, që të na ndjehen mëkatet.
Të kini guxim. Fjala e Lazarit të katërditshëm.-(12r-15v) Amphilochios von Ikonion, Fjala e
Lazarit të katërditshëm [Oratio in Lazarum quatriduanum]; des. mut. (fol. 15r) ik tutje (PG.39,
60 A-65 A 9).
Gjr.: Pesëmbëdhjetë fletë të gjysmës së sipërme të një dorëshkrimi, f. 13 e dëmtuar jashtë
me humbje teksti, prej f. 14-15 ruhen mbetje të pakta.
Ngj.: Në f.12r iniciale të thjeshta në ngjyrë të kuqe, 30 mm të larta.
Shk.: Berg, ngjashëm Briquet 11653 (Neapel 1441-54).
21. Shek. i 13-të. Pergamenë. 310 x 220 mm. 6 fl. (f. 1-2 më parë f. 1-2 e Cod. 5; f. 3-6 më
parë si f.1-2 dhe 141-142 e kod.8). 2 kol., 55 rr.
Fragment i një menaioni (minej) për muajin gusht.
(1r-4v) inc. mut. Me furi; në kaminë u çua. des. mut. Duke ndritur si ndriçues i tërë shkëlqyer.
(Menaion, vëll.12, fq.7-14).-(5r-v) inc. mut. Në kohën e Dekiut, dhe shenjti tepër i pasur des.
mut. ujiti me shprestari (Menaion, vëll.12, fq.54-58).-(6r-v). inc. mut. vdiq dhe u varros des.
mut. si zot dhe prift i parë. (Menaion, vëll.12, fq.72-74).
Gjr.: Fol. 1r gjysma e sipërme e ngjitur me kapakun e kopertinës së Cod. 5; f. 3 e një të tretës
së poshtme e prerë; pergamena mjaft e errësuar.
Ngj.: Iniciale deri 10 mm të larta.
22. Shek. i 15-të. Letër. 100 x 135 mm. 1 fl. (më parë f. 197 e Cod. 15), 1 kol., 16 rr.
Fragment i një teksti teologjik.
(1r-v) inc. mut. U lidhën me martesë… jetë bashkëshortore… ushqente fëmijët… predikimi i
apostull Palit; thuaj së hijshmes që unë ta mëshiroj… Eva… këto dhe e kalojnë atë.
Gjr.: Pjesë e mesit e një dorëshkrimi, mjaft e errësuar dhe e ndotur, vrima-vrima.
23. Shek. i 14-të. Pergamenë. 230 x 140 mm. 1 fl. (më parë f. 195-196 e Cod. 15). 1 kol., 32
rr. (1r) inc. Plaku i bëri pesëdhjetë; des. mut. luftoi mendimin (ngasjen). (Apophthegmata
Patrum, PG 65, 129 D 5-132 A 11). – (1v) bosh.
Gjr.: Fletë në gjysmën e sipërme, djathtas e prerë, mjaft e errësuar dhe e ndotur.
24. Shek. i 15-të. Pergamenë. 220 x 140 mm. 2 fl. (më parë f. 603-604 të Cod. 5). 2 kol., 21 rr.
Fragment i një triodi.
(1r) inc. mut. E lavdëruar në jetë… Në qepallat e nxënësve tani vjen gjumi, o Krisht… (= Triod
f. 381).-(2v) des. mut. dhe (tregove) jetën e paprishur. (= Triod fq.409).
Gjr.: Skaji i djathtë i poshtëm i grisur me humbje teksti, fort i errësuar dhe i ndotur.
Ngj.: E thjeshtë, iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 20 mm të larta.
25. Shek. i 9-të. Pergamenë. 265 x 145 mm. 1 fl. (më parë f. 1 e Cod. 6). 1 kol., 40 rr. të
pjerrta.
Fragment agjiografik. (1r) Prova shkrimi nga shkrues të ndryshëm.-(1v) inc. mut. (Rr. 18)
Dhe ja ungjillor Luka cakton karakterin e hyjshëm dhe të respektuar të së tërëqashtrës, nënës
së Perëndisë, Marias, që në trupin e saj mori jetë; des. mut. të Juljano Paravatit.
Gjr.: Pergamenë fort e errësuar dhe e shtrembëruar; shkrimi i zbehur. Skaji i brendshëm
tregon mbetje të një flete të dytë.
Shtojcë:
Llambrini Mitrushi përshkruan në një artikull6 një dorëshkrim, sjellë më 1957 në Berat prej
Manastirit të Shën Kozmait në Kolkondas. Gjatë qëndrimit tonë të atjeshëm nuk u krijua
asnjë mundësi për ta shqyrtuar. Ai përfshin 96 fletë të formatit 225 x 155 mm si dhe 8 fletë të
një formati më të vogël dhe përmban 303 kontrata martese të viteve 1819-43 shkruar në
greqisht.
Listë e mikrofilmave:
Instituti i Bizantinistikës, i Universitetit të Vjenës, zotëron mikrofilma të dorëshkrimeve të
mëposhtme: Tir. gr. 3, 5, 10, 14, 16, 17, 18 (vetëm f. 109r-216v, 318r-374r), 20-25.
Shënime bibliografike:
1. Jahrbuch der Osterreischen Byzantinischen Gesellschaft, (JÖBG) 15 (1966), 391 -394.
2. I shprehim me këtë rast falenderimin tonë të përzemërt Arkivit të Shtetit të RP të Shqipërisë, për
mundësinë që na u krijua të punonim lirisht dhe të papenguar mbi dorëshkrimet.
3. M. Richard, Répertoire des Bibliothèques et des Catalogues de Manuscrits grecs, Paris 1958
(Publications de l’Institut de Recherche et d’Historie des Textes). Në lidhje me këtë, për plotësim, të
shihet edhe: A. Alexuodis, Përshkrimi i tre Ungjijve, në: Shoqata e Filologëve Grekë, shtojcë e vëllimeve
24-26, Konstandinopojë 1896, f. 114-117; bëhet fjalë për tre dorëshkrime ungjijsh në kishën e Shen
Vlashit (Blasioskirche-K.J.) në Vlorë.
4. H. Hunger, Katalog i dorëshkrimeve greke të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë, Pjesa 1: Codices
Historici. Codices Philosophici et Philologici, Wien 1961 (Museion NF 4/1/1). Do të dëshironim të
falënderonim këtu përzemërsisht z. prof. Hunger dhe dr. Otto Kresten për ndihmesën e tyre në datimin
e dorëshkrimeve si dhe për këshilla të shumta gjatë përpunimit të Katalogut.
5. E njëjta poezi në një trajtë disi të ndryshuar gjendet në Par. Gr. 1686, saec. XV, fleta e qëllimit Br.
Na godet në mendje vetëtima e logjikës 12/175r
Duke pasur Marku qëllim për ta shkruar 12/68v
Që ishin shumë dhe përmendnin kombe të mëdha 18/103r
Duke mos pasur guximin tënd engjëllor 12/1v
Më kot o njeri shtjellon kuptime të shumta 10/13v
Atë që lexon me dëshirë 13/17r
Njëmijë pikëpyetje shqipton dhe duke kërkuar mjetin 10/13v
O Luka,mbrojtësi i Perëndeshës Bujqësi 12/103v
6. Kodiku i manastirit të Shën Kozmait (Der Codex des Klosters des hl. Kosmas), Studime Historike 3
(1965) 175-180 (me përmbledhje në frëngjisht, f.181).


Kodiku i 93-të, i Korçës; shek. XIII; fl. 12 v. Miniaturë: shembëllim i portretit të ungjillorit Mateu.

 


Kodiku i 93-të, i Korçës; shek. XIII; fl. 225 v. Miniaturë: shembëllim i portretit të ungjillorit Gjon.

 


Kodiku i 84-t, i Voskopojës; shek. XVIII; fl. 9 v. Shkrim me vlera kaligrafike, me nistore të zbukuruara me motive floreale dhe me forma gjarpëruese.

 


1. Kodiku i 35-të, i Beratit; shek. XIII-XIV; fl. 5 v. Vinjetë që gjendet në hyrje të tekstit të ungjillit sipas Gjonit. Anash duket shkronja nistore e zbukuruar.
2. Kodiku i 16-të, i Beratit; shek. XIII; fl. 1 r. Miniaturë: shembëllim i portretit të ungjillorit Mateu me  engjëllin.

 


1. Kodiku i 38-të, i Beratit; shek. XIV; fl. 186 r. Miniaturë: shembëllim i portretit të ungjillorit Gjon, me nxënësin e vet Prohorin.
2. Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XI-XII; fl. 97 r. Vinjetë dhe kryeshkronjë e zbukuruar.

 

1. Kodiku i 11-të, i Vlorës; shek. X; fl. 57 r. Vinjetë, vetëm në njërën kolonë, dhe nistore e zbukuruar.
2. Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XI-XII; fl. 233 v. Miniaturë: fasadë arkitekturore kishtare, zbukurim që paraprin tekstin e ungjillit sipas Gjonit (krerët).

 


1. Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XI-XII; fl. 146 r. Miniaturë: fasadë arkitekturore kishtare, zbukurim që paraprin tekstin e ungjillit sipas Lukës (krerët).
2. Kodiku i 4-t, i Vlorës; shek. X; fl. 9 r. Vinjetë dhe kryeshkronjë e zbukuruar.

 

Kodiku i 24-t, i Beratit; shek. X; fl. 3 r. Një nga kanonet e mirënjohurtë Eusebit.

 

Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XIXII;
fl. 93 r. Miniaturë: fasadë
arkitekturore kishtare, zbukurim
që paraprin tekstin e ungjillit sipas
Markut (krerët).

 


Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XIXII;
fl. 96 v. Miniaturë: shembëllim
i portretit të një ungjillori para
skrivanisë. Në sfond forma
arkitekturore.

 


Kodiku i 10-të, i Vlorës; shek. XIXII;
fl. 236 v. Miniaturë: shembëllim
i portretit të ungjillorit Gjon, me
nxënësin e vet Prohorin (duke
shkruar Zbulesën). Një nga
miniaturat me vlera të rralla të artit
të hershëm kishtar.

 


Kodiku i Artë i Anthimit (Beratinus-
2); shek. IX; fl. 12 në origjinal.
E njëjta fletë e rindërtuar. Kaligrafi
tipike e ungjijve hrysografikë
shkronjëvegjël.

 


Kodiku i Purpurt i Beratit; shek.
VI; fl. 4 në origjinal. E njëjta fletë
e rindërtuar. Kaligrafi tipike e
ungjijve shkronjëmëdhenj të
periudhës së krishtërimit të
hershëm. Dallohet shkronja e stilit
“uncial“.

 


Kodiku i 15-të, i Beratit; shek. XIXII;
fl. 3 r. Kanon me zbukurime
karakteristike me forma të
harkuara.

 


Kodiku i 10-të i Vlorës; shek. XIXII;
fl. 16 v. Miniaturë: shembëllim
i portretit të ungjillorit Mateu. Një
nga miniaturat më të bukura të
kodikëve të Shqipërisë dhe
përgjithësisht të artit paraikonografik.
Në sfond duket
arkitektura e një ndërtese me
përmasë të tretë, të thellësisë.

 


Kodiku i 10-të i Vlorës; shek. XIXII.
Mbulesa origjinale me
zbukurime në bareliev.

 

* Kodikët e Shqipërisë

 

[cite]