Spiranca metalike bie në fund të detit dhe e ndalon anijen. Kur deti është i thellë, përdoret spiranca notuese, që ka formën e një koshi prej teli. Ajo shërben si fre që ul shpejtësinë e anijes, e cila synon të ecë përpara nën shtytjen e erës. Në qoftë se një anije që rrezikohet papritur nga stuhia, nuk gjen me të shpejtë një vend të mbrojtur në bregdet, ajo duhet të largohet dhe t’i nënshtrohet veprimit të erës. Ka dy mënyra për t’i rezistuar stuhisë: e para, të pakësohet shpejtësia duke e mbajtur bashin në drejtimin nga fryn era; e dyta, të frenohet shpejtësia me anë të një spirance notuese, e cila përbëhet nga një kon prej telash i lidhur me një kavo. Spiranca e frenon lëvizjen e anijes duke e mbajtur atë në drejtimin e duhur.
[cite]