PERISKOPI

(deti)

Periskopi është një aparat shumë i çmuar për nëndetëset. Me anë të tij mund te vrojtohet nga roja sipërfaqja e detit edhe kur e tërë nëndetësja, bashkë me kullën e vrojtimit, është e zhytur nën ujë. Në ketë rast maja e tubit të periskopit del mbi valët. Periskopi ka shumë përdorime. Nëpërmjet tij mund të shikosh pa të parë. Ai përdoret nga vrojtuesit në llogore për të shikuar armikun pa u parë prej tij. Disa periskopë i zmadhojnë sendet që shohim nëpërmjet tyre. Të tillë janë, për shembull, periskopët e nëndetëseve.

Qielli – Deti – Toka

[cite]