Lidhjet qelizore

Shumë qeliza të të njëjtit lloj kanë aftësinë që të lidhen me njëra-tjetrën me anën e disa zgjatimeve dhe të formojnë ato që quhen inde qelizore. Në trupin e njeriut, bashkime të tilla qelizore formojnë katër grupe kryesore indesh: 1. Inde epiteliale. në të çilat hyjnë indet që veshin organizmin, si p.sh. lëkura, mukozat që veshin zgavrat e brendshme të organizmit, indet gjendrore etj. 2. Indet lidhore që përfshijnë indet që lidhin organet ë ndryshme ndërmjet tyre, indet mbrojtëse si. p.sh., indin kockor dhe indet kërcore etj. 3. Indet muskulore që përfshijnë të gjithë muskujt e ndryshëm që ka organizmi. 4. Indet nervore, në të. cilat hyjnë ,të gjitha indet nervore si dhe të gjitha indet receptore të organeve të shqisave.

Disa grupe indesh, të ndryshme nga njëri-tjetri, por të bashkuara në mënyrë të tillë që të mund të kryejnë një punë të caktuar, formojnë një organ. Syri, zemra, mëlçia etj. janë organe të trupit të njeriut dhe formohen nga bashkime indesh të ndryshme. Një grup organesh, të lidhura ndërmjet tyre për të kryer një punë më të ndërlikuar, formojnë një aparat ose një sistem. Kështu, p.sh., goja, stomaku, zorrët etj., që bashkëpunojnë ndërmjet tyre për të tretur e për të përvetësuar ushqimet, formojnë aparatin tretës Të gjitha sistemet e bashkuara ndër- mjet tyre në një të tërë, formojnë trupin e njeriut.

Trupi — Ynë

[cite]