LINAJ
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (V). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Gril (shih). Është themeluar nga fshatarë të ardhur nga Kosova. Banorët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në fillim të v.1943. Koop. bujqësore është ngritur më 16 tetor 1958, me rastin e ditëlindjes së sh. Enver Hoxha. Ka drejtim kryesor prodhimin e duhanit, qepujkës dhe të drithërave të bukës, merret edhe me rritjen e bagëtive të imëta. Në L. ka dhënë mësim Mësuesi i Popullit Ndrec Ndue Gjoka (shih). L. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Linaj


[cite]