LINI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (V), në skajin VP të liqenit të Ohrit, rrëzë një gadishulli të vogël. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Udenisht (shih). Gjurmët e vendbanimit ilir në kodrën nibi fshat i përkasin epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga gërmimet e bëra më 1969 në majë të kodrës u zbuluan rrënojat e një trikonke paleokristiane të ndërtuar në fund të shek. V — fillimi i shek. VI. Janë ruajtur mozaikët e pasur me dekor të larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike janë të afërt me stilin e një treve të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, Filipi, Anfipoli etj. Banorët e L. morën pjesë në Luftën ANÇ. Në tetor 1943 u formua Këshilli NÇ. U çlirua më 30.8.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe i perimeve. Banorët merren me gjuetinë e peshkut. L. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lini
[cite]