LINJA
✤ (Këmisha). Pjesë kryesore e veshjes popullore, e përhapur pothuaj në të gjithë Shqipërinë. Bëhej me pëlhurë shtëpie, dikur prej liri (prej nga ka marrë edhe emrin) ose kërpi dhe, më vonë, prej pambuku. Kishte ‘shtat të drejtë, me kinda anëve, dhe mëngë të gjata. L. ishte e gjatë deri në gju ose deri në pulpë. Zbukurohej kryesisht te gjoksi e te mëngët me qëndisje, dantela, rruaza etj. Janë të njohura për larminë dhe hijeshinë e zbukurimeve të tyre L. e Myzeqesë, të ‘ Dumresë, të Shpatit, të Fushë-Krujës, të Zadrimës, të Bregut të Bunës, :ë Hasit etj. Në shumë zona L. mbahej si veshje e sipërme dhe njëkohësisht si ndërresë mbi të cilën vishej një fustan i gjatë. L. e ka prejardhjen nga një veshje e ngjashme, e përdorur nga ilirët, që përmendet te autorët antikë me emrin «dalmatika» (veshje e dalmatëve).

(A. Gj)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Linja


[cite]