Llojet e muskujve

Muskujt me vija e muskujt e lëmuar. Muskujt e trupit tonë ndahen në dy grupe të mëdha: në muskuj të vullnetshëm dhe në muskuj të pavullnetshëm. Muskujt e vullnetshëm janë të gjithë ata muskuj që kontrollohen nga vullneti ynë, që lëvizin vetëm sipas dëshirës sonë, Këta muskuj janë të përbërë prej disa qelizash të posaçme, të bashkuara në fibra të gjata e të shtrira. Muskujt e vullnetshëm quhen edhe muskuj me vija, sepse në gjithë shtrirjen e tyre kanë përsipër disa vija tërthore.

Muskujt e pavullnetshëm quhen edhe muskuj të lëmuar, sepse nuk i kanë ato vijëzime karakteristike që kanë muskujt e tjerë. Këta muskuj janë të vendosur në enët e organeve tona të brendshme, si p.sh. në ezofag, në stomak, në muret e enëve të gjakut etj. Janë në fakt muskujt e lëmuar që me tkurrjet e tyre bëjnë që të lëvizë gjaku në arteriet ose që të kalojë kafshata e ushqimit nëpër gypin e aparatit tretës. Quhen muskuj të pavullnetshëm, sepse lëvizjet e tyre janë automatike, të pavarura nga vullneti ynë dhe kontrollohen nga sistemi nervor autonom. Me punën e tyre ata sigurojnë funksionimin e rregullt të organeve të ndryshme të trupit tonë. Ata punojnë edhe kur ne jemi në gjumë ose edhe kur na ka rënë të fikët. Bën përjashtim vetëm zemra, e cila punon në mënyrë automatike dhe është e përbërë nga muskuj me viza.

Trupi — Ynë

[cite]