LUFTA E KLASAVE


LUFTA E KLASAVE
✤ Ligj objektiv i zhvillimit të shoqërisë së

ndarë në klasa të kundërta, armiqësore. Në

themel

të luftës së klasave, si shkaku më i thellë i saj kanë vënë në dukje K. Marksi dhe F. Engelsi, qëndron antagonizmi i interesave themelore të klasave ndërluftuese. Shkalla më e lartë e luftës së klasave është revolucioni shoqëror, i cili realizon kalimin nga një formacion ekonomiko-shoqëror më i ulët në një tjetër më të lartë. Në shoqërinë kapitaliste, lufta e klasave, që zhvillohet në formën e luftës ekonomike, politike dhe ideologjike, kurorëzohet me revolucion proletar, hapi i parë vendimfer i të cilit është vendosja e diktatxlrës së proletariatit. Ligji i luftës së klasave vazhdon të veprojë edhe mbas vendosjes së diktaturës së proletariatit, gjatë gjithë periudhës së kalimit të shoqërisë nga kapitalizmi në komunizëm. Në fillim, si pasojë e zhvillimit të luftës së klasave, zhduken klasat shfrytëzuese dhe ndërtohet baza ekonomike e socializmit, Por edhe mbas zhdukjes së klasave antagoniste, lufta e klasave vazhdon të ekzistojë dhe të jetë forcë kryesore lëvizëse e shoqërisë, sepse vazhdojnë të ekzistojnë mbeturinat e ish-klasave shfrytëzuese, mbeturinat e ideologjisë së huaj në ndërgjegjen e njerëzve, mundësia për lindjen e elementëve antisocialistë, si dhe presioni i gjithanshëm i rrethimit imperialisto-revizionist. Lufta ‘e klasave zhvillohet në format kryesore të saj: politike, ideologjike dhe ekonomike, të cilat shpesh gërshetohen ndërmjet tyre. Midis frontit të brendshëm dhe të jashtëm të luftës së armiqve kundër socializmit ka një lidhje të pandërprerë, e cila e ka bazën në qëllimet dhe në ideolcgjinë e njëjtë të tyre. Fitorja e klasës punëtore dhe e masave punonjëse në luftën e klasave arrihet nën udhëheqjen e Partisë; e cila kërkon që lufta e klasave të zhvillohet pa rënë as në qëndrime oportuniste, as në ato sektare. PPSH ka kritikuar dhe kritikon në mënyrë konsekuente pikëpamjet e revizionistëve të vjetër dhe të rinj që kërkojnë pajtimin e klasave armike dhe mohojnë luftën e klasave përgjithësisht dhe veçanërisht në kushtet e zhdukjes së klasave antagoniste dhe të ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste.

(P. Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Klasave


[cite]