Lutje Lutj/e-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Komunikim shpirtëror i besimtarit me Perëndinë. Lutje kanonike, përveç formave të tjera të shprehjes së dëshirave njerëzore, janë tri:1. Ati ynë (Pater Noster, Paterimo), që, në kuptimin kishtar, “e tha me gojën e tij të shenjtë vetë Jezu Krishti dhe ua dha dishepujve për ta përhapur, prandaj është më e mira e të gjitha lutjeve”; 2. Lutja e Shën Mërisë (Ave Maria, Theotokea) – janë fjalët me të cilat engjëlli Gabriel (Gavril) iu fal Shën Mërisë; 3. Lutja e Zojës së Shumëmëshirshme (Salve Regina, madre di misericordia, Heredhespina).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]