Mëkati

Mëkati Mëkat-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Nga latinishtja “pecatum”. Fjalë e huazuar në shqipe prej periudhës ilire. Fillimisht, për lehtësi shqiptimi, është shtuar m-ja epentetike “mpekat”. Më pas është zhvilluar asimilimi i pandërmjetmë. Në ligjërimin biblik është shkelje e “Dhjetë Porosive” apo Dekalogut. Mëkat bëhet duke menduar kundër Dekalogut, duke folur kundër tij, duke i shkelur me apo pa paramendim porositë ose duke lënë mangur çka kërkohet prej tyre. Mëkatet ndahen në të mëdha (“fyerja e Zotit”) dhe të vogla ose të falshme. Në ritualin roman mëkatet rrëfehen. Mëkatet e vogla shlyhen nëse rrëfimi është i thellë.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Mëkati" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/m%c3%abkati