(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga rrënja indoeuropiane “mag”, në kuptimin “i ditur”. Prej këndej edhe “magister”, mjeshtër. Në shqip përdoret edhe në kuptimin parak. V. Buhara, në përkthimin e “Shah Namesë”, shkruan se mbretërit thërrisnin magët për të mësuar fatin e tyre. Ka kuptimin dituri e fshehtë. Magët ishin priftërinj persë, asirë dhe egjiptianë, që dinin “dituritë e fshehta” dhe shpallnin kumte për të ardhmen në formën e alegorive, sidomos kur paralajmëronin zymtësi. Magjitë, në historinë e kishës së krishterë, ndahen në:astrologji gjyqësore (shortari), astrologji hyjnizuese, shërimtare dhe magji thesaresh (ndër të tjera edhe alkimia!). Kjo fjalë në “Bibla e ilustruar për të rinj“, Ferizaj 1987, është përkthyer në formën “dijsi“, kurse në ligjërimin etnografik del në formën „distari“.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë