Maiusucle Maiusucle:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Stil të shkruari me dorë i periudhës së paleokrishtërimit. Grafi me shkrim dore, por me shkronja të mëdha kapitale. Mbi bazën e stilit të grafisë me shkronja të mëdha biblike, dorëshkrimet më të vjetra janë klasifikuar si “ungjij germëmëdhenj”. Numri i ungjijve germëmëdhenj është tejet i kufizuar, sepse ky stil të shkruari është përdorur midis shekullit të 3-të dhe shekullit të 6-të, fillimisht për shkrime laike, kryesisht kushtime perandorëve. Në arkivat e Shqipërisë gjendet një prej ungjijve të rrallë germëmëdhenj:“Beratinus-1”. Ungjij germëmëdhenj janë edhe:“Sinaiticus”, “Alexandrinus”, “Synopensis”, “Vindobonensis”, “Genesis” – Vjenë, “Codice N”, “Rossanensis”, “Petropolitanus”. Disa studiues kanë bërë fjalë për “germë të madhe biblike” edhe në një dorëshkrim tjetër ungjillor që ruhet në arkivat e Shqipërisë, por asnjëri nuk e ka përcaktuar saktësisht atë (Batiffol, Popa, Mullen).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]