MALI
✤ Bashkësi ekonomike-shoqërore e periudhës së mesjetës, kryesisht prej blegtorësh pa lidhje gjaku e gjinie në mes tyre, por me pronë të përbashkëtnë kullota që shfrytëzohej nga gjithë kolektivi. Kjo formë organizimi shoqëror me të cilën lidheshin edhe veçori krahinore etnografike mbijetoi në Shqipëri deri në shek. XV. Pas kësaj kohe u zëvendësua me njësi që morën ernra të rinj (fis, bajrak, shih). Bashkimi i disa M. quhej malësi, si Malësia e Veriut, që përfshinte 12 male, Malësia e Dibrës me 9 male, Malësia e Lezhës me 4 male etj.

(Rr. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali


[cite]