MALINDI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Qeshibes, Stërnec, Kakos, Muzhenckë, Sevran; popullsia gjithsej 1115 banorë. M. është vendbanim i vjetër. Në Qeshibes është një kala ilire e shek. IV-II p.e.r. Në tetor 1942 u ngrit Këshilli NÇ i fshatit. Është qendër e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e lopës. M. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, shtëpinë e kulturës, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Malindi
[cite]