MAZHANJI


MAZHANJI
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (JL), në anën e djathtë të lumit Seman. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Ngurrëz (shih). Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943, u çlirua në tetor 1944. Koop. bujqësore u formua më 1956. Përfshihet në koop. e bashkuar të Ngurëzës. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit dhe të bimëve industriale.. Ka një rezervuar për rritjen e peshkut. M. ka shkollë 8-vjeçare, grupin folklorik, qenaër shëndetësore, njësi tregtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mazhanji


[cite]