MAZL NDOC
✤ (1920-1944). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër në një familje të varfër. Nxënës në gjimnazin e Shkodrës përqafoi idetë komunlste dhe u bë anëtar i GK , të Shkodrës (1937). U dënua me burgim nga gjyqi që organizoi regjimi i Zogut në Tiranë në shkurt 1939 kundër elementëve komunistë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste u hodh në veprimtari antifashiste e revolucionare për zgjerimin e lëvizjes komuniste. Anëtar i PKSH me themelimin e saj. Mori pjesë në mbledhjen për formimin e organizatës së RKSH. Me krijimin e Komitetit qarkor të RKSH për Durrësin, uzgjodh sekretar organizativ i tij dhe më vonë anëtar i Komitetit qarkor të RKSH për Shkodrën (1942). Për veprimtari revolucionare u arrestua nga fashistët dhe u torturua mizorisht. Në Shkodër dha ndihmesë të çmuar në krijimin e hazave për teknikën e Partisë. Partizan në batalionin «P. Rexhepi» (1943) u shqua për propagandimin e ideve të Partisë në zonën Pukë-Mirditë. Ra heroikisht në luftë kundër tradhtarëve të vendit në Vig të Mirditës, më 21.8.1944 (shih: Lufta e Vigut). (F. La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mazl Ndoc
[cite]