MBRAKULLA


MBRAKULLA
✤ Fshat në rrethin e Beratit (JL), buzë Osumit në rrugën Berat-Skrapar. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Vërtop, Kapinovë, Zgërbonjë, Malinat, popullsia gjithsej 3556. Nis si vendbanim në fund të shek, XVIII. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943. Partizanët bënë një përpjekje me armikun në Grykën e Periukut. U çlirua në qershor 1944. Kolektivizimi u bë më 1957. M. është qendër e koop. së bashkuar «Margarita Tutulani* ngritur më 1970. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e të patates. Sektorët malorë më 1983 morën 35 kv/ha grurë. Rriten bagëtitë e imëta. M. ka shkollë ‘të mesmë bujqësore, muzeun, shtëpinë e kulturës, qendrën shëndetësore, shtëpinë e lindjes, pika të shërbimit tregtar e komunal. Në Kapinovë është një pikë alpinistike.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbrakulla


[cite]