MEHMETI II
✤ (1432-1482). Sulltan i Perandorisë Osmane prej vitit 1451. Më 29.5.1453 pushtoi Konstandinopolin, i dha fund perandorisë mijëvjeçare bizantine dhe u quajt Fatih (pushtues). Më 1452-1453 dhe 1456 dërgoi disa ekspedita ushtarake kundër Skënderbeut, të cilat u thyen. Pas vdekjes së Huniadit (1456) e drejtoi vëmendjen kryesore kundrejt Shqipërisë. Në korrik të atij viti dhe më 1459 M. II nisi dy ekspedita ushtarake të tjera, të cilat u shpartalluan dhe u detyrua të bëjë armëpushim prej 3 vjetësh me Skënderbeun. Më 1462 dërgoi kundër Shqipërisë tri ekspedita njëra pas tjetrës, të cilat gjithashtu u thyen. M. II u detyrua të nënshkruajë paqen në Shkup (27 prill 1463), që u prish një vit më vonë. Pas dërrmimit të ushtrisë turke (1464-1465) M. II erdhi vetë në Shqipëri (1488) në krye të ushtrisë. Me bëtë ehspeditë lufta e madhe shqiptaro-turke arriti kulmin. Ai rrethoi Krujën por nuk mundi ta marrë. Gjatë kthimit ndërtoi në luginën e Shkumbinit kështjellën e re, të cilës i vuri emrin Elbasan (vend që sundon) si hazë për pushtimin e Shqipërisë. Në korrik 1467 e rrethoi Krujën për të tretën herë, por nuk mundi ta shtjerë në dorë. Pas vdekjes së Skënderbeut (1468), më 1476 M. II e rrethoi për të katërtën herë. Në 1478 erdhi edhe vetë dhe pas një lufte të ashpër qyteti ra dhe luftëtarët e banorët u masakruan me pabesi. Më 1478 ai rrethoi Slikodrën, për të cilën mbrojtësit zhvilluan beteja të ashpra. Por më 25.1.1479 në Stamboll venedikasit nënshkruan paqe me osmanët dhe ia kaluan Turqisë Shkodrën, Lezhën e Drishtin. Me përjashtim të. Durrësit dhe Ulqinit dhe të viseve malore, Shqipëria ra në duart e M. II.
(K. X.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mehmeti Ii
[cite]