MERIDIANËT

(toka)

Meridianët janë vija të përfytyruara, që shkojnë nga një pol tek tjetri dhe e ndajnë sipërfaqen e Tokës në pjesë të ngjashme me thelat e portokallit. Ato tregojnë gjatësinë gjeografike. Meridianët kalojnë nëpër polet, duke e ndarë Tokën në 360 pjesë. Çdo pjesë nga këto përfaqëson 1 gradë. Gjatësia quhet lindore ose perëndimore. Numërimi i meridianëve fillon nga një meridian i caktuar, që quhet meridiani bazë, ose meridiani i Grinuiçit. Gjatësia e meridianit bazë është 0°, ndërsa ajo e meridianit të kundërt, ose, siç quhet, e antimeridianit, është 180°. Tirana e ka gjatësinë gjeografike 20° (lindore).

Qielli – Deti – Toka

[cite]