Matësi i shpejtësisë, që marinarët e quajnë zakonisht log, është një aparat që shërben për të matur shpejtësinë e anijeve. Kjo shpejtësi shprehet në nyje. Një nyje është afërsisht e barabartë me 2 kilometra në orë. Shpejtësia e një anijeje shprehet në nyje. Matësi i shpejtësisë përbëhet nga një pllakë ku është lidhur një litar me nyje, në largësi të barabartë nga njëra-tjetra. Pllaka ka një formë të tillë që të qëndrojë vertikalisht. Kur hidhet në ujë, ajo e shpështjell litarin më shpejt ose më ngadalë sipas shpejtësisë së anijes. Marinari numëron nyjet që i kalojnë nëpër duar dhe në këtë mënyrë përcakton shpejtësinë. Në matësit modernë pllaka është zëvendësuar nga një elikë që vërtitet në ujë dhe që është e lidhur me një fushë në të cilën regjistrohet shpejtësia e anijes.
[cite]