MIHALI QIRJAKO
✤ Veprimtar i shquar i Partisë dhe i shtetit, kandidat i Byrosë Politike të KQ të PPSH në Kongresin VIII të Partisë (1981), zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSSH (1984). Lindi më 13.5.1929 në Korçë në një familje punëtore. Pasi kreu studimet e larta në speeialitetin e ekonomisë së naftës, ka punuar në këtë sekior ku ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme për forcimin e zhvillimin e tij. Anëtar i PPSH më 1949. Kandidat i KQ të PPSH në Kongresin V të Partisë (1966). Si sekretar i parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Burrësit e të Tiranës ka punuar me ndërgjegje të lartëpër forcimin e organizatave të Partisë dhe zbatimin me besnikëri të vijës së saj dhe të mësimeve të sh. Enver Hoxha. Pas Kongresit VII të Partisë (1976) u emërua zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSSH dhe ministër i Financave (1977-1982), ministër i Financave (1982-1984). Deputet në Kuvendin Popullor nga legiislatura e tetë (1974).
(S.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mihali Qirjako
[cite]