MIKLOSIÇ FRANC


MIKLOSIÇ FRANC
✤ (Franz Miklosich, 1813-1899). Filolog slloven, profesor në Universitetin e Vjenës, sllavist, ballkanolog e albanolog i njohur, U mor gjarësisht në vitet 60-70 të shekullit të kaluar edhe me studimin historik të krahasuar të gjuhës shqipe dhe solli një ndihmesë me vlerë për të ndriçuar marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera. Që në veprën e tij Elemëntet sllave në rumanishten (Vjenë 1861) në të cilën shtroi edhe problemin e lidhjeve në mes gjuhëve ballkanike, u mor gjerë edhe me mjaft çështje të historisë së shqipes, me fjalët autoktone të përbashkëta të shqipes e të rumanishtes, me latinizmat e gjuhës sonë. Ballkanizmat i shpjegoi me hipotezën e substratit, duke i lidhur me elementin autokton të iashtë ballkanik, që për të është në thelb I njëjtë ose shumë i afërt me gjuhën shqipe, të cilën e quan si vijim të ilirishtes. Pas vitit 1870 u mor me studimin historik të leksikut të shqipes, për të dalluar shtresat e veçanta leksikore sipas burimit të tyre dhe për të sqaruar veçoritë fonetike e strukturore të fjalëve. Botoi tre vëllime me titullin Gjurmime shqiptare (1870-1871). Në vëllimin e parë trajton sllavizmat në gjuhën shqipe, në të dytin elementet romane në shqipen dhe në të tretin — formën e foljeve në gjuhën shqipe e në disa gjuhë të tjera. Në këto studime sjell ndihmesa të rëndësishme edhe për fonetikën historike e për morfologjinë historike të shqipes. Në veprën Elementet turke në gjuhët e Evropës Juglindore dhe Lindore (1884•1890) shqyrtoi hollësisht edhe turqizmat e shaipes.

(M. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miklosiç Franc


[cite]