Mineji Minej-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Nga gr. “menaion”, muaj. Kalendar kishtar mujor i kishës ortodokse. Përmban të kremtet e një muaji, të renditura në mënyrë kalendarike për jetën e shenjtorëve. Disa dorëshkrime të këtij lloji kanë të kremtet dhe shërbesat e tre muajve. Ka edhe kalendarë “synopsion”, minej gjithëvjetor. Një synopsion gjithëvjetor e fillon renditjen e të kremteve prej muajit shtator, me të cilin nis viti kishtar.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]