Miniatura Miniatur/ë-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Forma më e rëndësishme e artit të zbatuar kishtar në dorëshkrime. Art i zbatuar i periudhës paraikonografike. Një nga zbukurimet më të hershme në historinë e artit ilustrues. Miniaturat më të arrira janë ato me portretet e ungjillorëve. Këto kanë plotësinë e një vepre arti, me ide dhe përmbajtje, me elemente të kompozimit, me semiotikë mjaft të pasur prej simboleve kishtare. Miniaturat, në formën e zbukurimores së thjeshtë, shfaqen qysh në dorëshkrimet më të hershme. Në “Beratinus-1” (shek. i 6-të) gjenden dy motive zbukurimore që rishfaqen në traditën e shkrimeve të shenjta për shekuj me radhë:zemrat e stilizuara dhe vijat vertikale e horizontale kënddrejta, shprehje e ekuilibrit shpirtëror. “Koha e artë” e artit të miniaturës është ajo prej mbarimit të “luftës së ikonave” (shek. i 8-të), deri në shfaqjen e ikonografisë (shek. i 12-të).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]