MUSONI

(qielli)

Musoni është një erë periodike e Azisë Jugore. Gjatë gjithë dimrit ai fryn nga veriu dhe sjell thatësirën. Por kur vjen vera, musoni e ndryshon drejtimin dhe sjell shira, meqenëse vjen nga oqeani. Musoni është një erë e rregullt, që fryn në vendet e Azisë Jugore. Ai ndikon mjaft në klimën e këtyre vendeve. Të ftohtat e mëdha të dimrit aziatik krijojnë zona të presionit të lartë që për muaj të tërë shtyjnë drejt jugut të ngrohtë rryma ajri të thatë. Bimët fillojnë të thahen, toka ngurtësohet dhe çahet. Pasojat e musonit të thatë janë mjaft të rrezikshme. Por gjatë verës kontinenti nxehet dhe tërheq ajrin më të freskët që vjen nga Oqeani Paqësor dhe ai Indian. Vjen kështu musoni i lagësht, që sjell shirat dhe i jep vrull rritjes së bimëve.

Qielli – Deti – Toka

[cite]