Uji që avullohet nga detet dhe nga toka, nuk qëndron në ajër. Me ftohjen më të vogël, ai shndërrohet në re dhe pastaj bie në formë pikash shiu. Nxehtësia e diellit është ajo që siguron ciklin e qarkullimit të ujit: nga deti në retë, nga retë në shi, nga shiu në burimet, në lumenjtë e në detet… dhe kështu gjithçka rifillon nga e para. Shiu e ndryshon vazhdimisht relievin e tokës nëpërmjet gërryerjes. Ai është një nga dukuritë natyrore më të rëndësishme, sepse pa shi nuk do të kishte bimësi. Megjithatë shiu mund të shkaktojë edhe përmbytje të mëdha, në ato vende ku nuk merren masa mbrojtëse.
[cite]