Duke zbritur dalëngadalë nga malet, lumi prej akulli që përbën akullnajën, shkul dhe merr me vete gurë të rëndë që i vërtit e i rrumbullakos duke i depozituar më në fund në luginat. Kjo masë gurësh formon morenën. Për shkak të peshës së akullit gërryerja që shkaktojnë akullnajat është shumë e madhe. Masa e madhe e akullit të ngurtë shkatërron dhe thërrmon shkëmbinjtë që has rrugës dhe tërheq me vete gurët që bien nga shpatet e maleve. Gjithë këta gurë e shkëmbinj akullnaja i çon deri në luginë, ku ata depozitohen pasi shkrin akulli. Shpesh depozitat e morenave mbushin luginën dhe, duke mbledhur ujërat, formojnë liqene.
[cite]