NERVAT

Sistemi nervor periferik përbëhet nga një mori e pafund fijesh nervore që lidhin sistemin qendror nervor, trurin dhe palcën kurrizore, me receptorët e shqisave e të lëkurës dhe me organet e me indet muskulore. Fijet nervore dalin të bashkuara në formë tufash të mëdha nga palca e kurrizit dhe nga truri e shpërndahen në të gjithë organizmin, Ato që dalin nga palca kurrizore, quhen nervat e shpinës, ndërsa ato që dalin nga truri, quhen nervat e kokës (nervat kraniane).

Fijet nervore nuk janë gjë tjetër veçse zgjatime te qelizave nervore, pra janë aksone. Por, në shumë raste, fijet nervore formohen edhe nga lidhja në vijë të drejtë e mjaft qelizave nervore. Kjo lidhje është e realizuar në këtë mënyrë: aksoni i një qelize lidhet ime dendridet e një qelize tjetër, ndërsa aksoni i kësaj të fundit me dendridet e qelizës në vazhdim. Në këtë mënyrë krijohen fije nervore shumë të gjata, që arrijnë të lidhin me sistemin qendror nervor edhe pjesët më të largëta të trupit.

Trupi — Ynë

[cite]