Ngjyra e lëkurës
Në dermë ndodhen edhe disa qeliza të posaçme që prodhojnë një lëndë të zezë (pigment, ngjyrosës) që quhet melaninë. Sasia e melaninës që prodhojnë këto qeliza e që përcaktojnë ngjyrën e lëkurës sonë, lidhet me disa karakteristika të trashëgueshme e që transmetohen nga brezi në brez. Megjithatë, në ngjyrën e lëkurës ndikojnë edhe disa faktorë të tjerë, si p.sh. rrezatimet diellore dhe disa lëndë të posaçme të quajtura hormone.
Rrezatimet diellore kanë aftësinë të aktivizojnë qelizat që prodhojnë melaninën. Është kjo arsyeja që gjatë verës, kur shkojmë për të pushuar në bregdet dhe e ekspozojmë trupin tonë ndaj rrezatimeve diellore, ai merr një ngjyrë të bronztë.
[cite]