Për të parë më mirë, më me hollësi, përdoren disa pasqyra të mysëta. Edhe në teleskop ka një pasqyrë të mysët, e cila zmadhon shëmbëllimin e yjve që dëshirojnë të vëzhgojnë astronomët. Kujdes, mos ngatërroni teleskopin me tejqyrën. Në teleskop shëmbëllimi formohet nga një pasqyrë, e cila i kthen rrezet e dritës që vjen nga ylli. Pra rrezet nuk përshkojnë trashësinë e xhamit, kështu që figura mbetet shumë e qartë dhe mund të zmadhohet përsëri me ndihmën e një thjerrëze që quhet okular. Teleskopët janë shumë të mëdhenj dhe zhvendosen me vështirësi, me ndihmën e mjeteve tërheqëse. Veç kësaj ata vendosen gjithmonë nën kupola shumë të mëdha, në observatorët.
[cite]