Oksigjeni është një lëndë e domosdoshme për jetën në Tokë. Ai është i nevojshëm për frymëmarrjen e njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve. Bashkë me azotin ai formon ajrin, ndërsa me hidrogjenin formon ujin. Oksigjeni është një gaz që hyn në përbërjen e shumë trupave, por gjendet veçanërisht në ajër, ku është i përzier me azotin dhe me gaze të tjera. Ai është gjithashtu element kryesor i ujit, së bashku me hidrogjenin. Shumë trupa oksidohen nga ky gaz si, për shembull, hekuri, që ndryshket, ose karboni (qymyri), që digjet. Pa oksigjenin jeta dhe djegia në Tokë do të ishin të pamundura. Edhe peshqit thithin oksigjenin që,gjendet i tretur në ujë. Uji i oksigjenuar përdoret shumë si dezinfektues.
[cite]