Ajri që rrethon Tokën ka peshë ushtron mbi çdo gjë një shtypje që mund të matet me barometër. Ky presion ndihmon për të parashikuar motin. Ajri ushtron një presion (shtypje) që ndryshon sipas ditëve dhe vendeve dhe që mund të matet. Për këtë shërben barometri. Barometri u shpik nga Toriçeli më 1643. Presioni i ulët sjell erë dhe shpesh shi; presioni i lartë paralajmëron mot të mirë. Mbi një aeroplan që ngrihet lart, presioni vjen duke u zvogëluar. Sa më lart ngrihet ai, aq më poshtë ulet zhiva në barometër. Në çdo 100 m lartësi, zhiva në barometër ulet 1 cm. Presioni rritet kur aeroplani zbret. Pra barometri shërben edhe për të matur lartësinë apo kuotën; në këtë rast ai quhet lartësimatës (altimetër). Lartësimatësi është një mjet i domosdoshëm për aeroplanët.
[cite]