Omilia Omili/e-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Nga gr. “homilia” – mbledhje. Instruksione që u jepen besimtarëve për besimin, bazuar kryesisht tek ungjijtë. Trajtesa të përzgjedhura të etërve të kishës. Në angl. transliterohet në formën “homelye”, në shqip përdoret edhe me shqiptim alternativ “omelie”, që do të thotë: predikim, shpjegimi i fjalës së Zotit. Batiffol përdor termin “libër omiliesh” (jo vetëm) për lutjet e përzgjedhura nga Shën Gjon Gojarti, por edhe për pjesë të zgjedhura ungjillore nga teksti i Ungjillit sipas Markut. Popa e përdor për “shpjegime rreth temave ungjillore”. Omilie janë edhe tekste të zgjedhura nga Dhjata e Vjetër. Terminologjikisht omilia është një përmbledhje e shkurtër në gjuhën greke popullore (“dhimotiki”) e liturgjisë së mbajtur (psalme, predikime), të cilat shqiptohen /këndohen / në greqishten e mesme (“katharevus”), që nuk është e kuptueshme për të gjithë.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]