Hëna rrotullohet rreth Tokës, Toka rreth Diellit. Orbita është rruga e zakonshme dhe e rregullt që Hëna ose Toka ndjekin gjatë lëvizjes së tyre. Astronomët kanë studiuar rrugën e planetëve në qiell (trajektoren) dhe kanë zbuluar se orbitat planetare janë gjithmonë të njëjtat. Pra, është e mundur të llogaritet dhe të parashikohet pozicioni i çdonjërit prej tyre në çdo kohë të vitit. Kjo do të thotë gjithashtu se është e mundur të saktësohet data e eklipseve dhe vendet prej ku ato mund të vëzhgohen. Edhe satelitët artificialë kanë orbita të rregullta dhe ndjekin një rrugë në formë elipsi përreth Tokës.
[cite]