Kometat janë trupa qiellorë si Toka dhe Hëna, por me përmasa shumë më të vogla. Ato rrotullohen rreth Diellit dhe lëshojnë pas vetes një bisht të gjatë të shndritshëm. Shfaqja e një komete në qiell është një gjë e bukur dhe shumë e rrallë. Kometat, që dallohen prej meteorëve nga një bisht i gjatë i ndritshëm, më përpara shkaktonin tmerr te njerëzit e paditur, sepse shkenca nuk kishte arritur të shpjegonte se çfarë ishin ato. Koka e kometës është një trup i ngurtë, i rrethuar nga një masë e madhe gazesh dhe avujsh uji, që arrin ndonjëherë një diametër prej disa qindra kilometrash. Bishti përbëhet nga pjesëza të bashkuara, që ndriçohen nga Dielli. Çdo 76 vjet një kometë e madhe i afrohet Tokës: është kometa Hallej, që njerëzit e kanë soditur në vitin 1910 më pas në vitin 1986, dhe ne do ta shohim kur të kthehet përsëri vitin 2062.
[cite]