Organet e aparatit tretës

Organet e aparatit tretës

Njeriu dhe të gjitha qeniet e gjalla, për të ruajtur veprimtarinë jetësore të organizmit të tyre, është e domosdoshme që të ushqehen. Ashta si makina ka nevojë për benzinë (për karburant) që te lëvizë, po ashtu edhe njeriu ka nevojë për ushqime. Ushqimet i japin organizmit energjinë e nevojshme që i duhet për të jetuar e për të punuar, si dhe lëndët për të ripërtërirë dhe për të zëvendësuar qelizat dhe indet e ndryshme :ë shkatërrohen me kalimin e kohës. Por ushqimet që konsumojmë, në gjendjen e tyre natyrore ose të gatuara, nuk mund të përvetësohen nga organizmi ynë. Është e nevojshme që ato të përpunohen. Të gjitha organet që kryejnë përpunimin dhe tretjen e lëndëve ushqimore, përbëjnë atë që quhet siste- mi ose aparati tretës.

Organet që bëjnë pjesë në aparatin tretës ose, siç quhet ndryshe, në gypin tretës, janë: ezofagu, stomaku, zorra e hollë e zorra e trashë. Në aparatin tretës hyjnë edhe disa gjëndra, si p.sh. gjëndrat e pështymës, pankreasi, mëlçia etj., të cilat ndihmojnë përpunimin dhe tretjen kimike të ushqimeve me anën e disa lëndëve tretëse. Të gjitha organet e aparatit tretës janë të pajisura me muskuj që tkurren dhe që lëshohen në mënyrë të pandërprerë, me qëllim që të shtyjnë përpara kafshatat e ushqimit. Një lëvizje të tillë bëjnë, p.sh., muskujt e ezofagut. Ndërsa lëvizja e muskujve të stomakut dhe të zorrëve të holla është e tillë që nuk e shtyn ushqimin përpara, por e përzien atë.

Trupi — Ynë

[cite]