ORGANI I TË NUHATURIT
Receptorët e nuhatjes që përfaqësohen nga qeliza të ‘specializuara, janë të vendosur në sipërfaqen e mukozës së pjesës së sipërme të zgavrës së hundës. këto qeliza kanë aftësinë të kapin molekulat e lëndëve të ndryshme që qarkullojnë në ajër në formë avujsh e gazesh dhe ngacmimet që ato shkaktojnë,t’i shndërrojnë në impulse nervore.
Zgjatimet e qelizave të nuhatjes formomojnë nervin e nuhatjes, i cili i transmeton menjëherë këto impulse nervore qendrën përkatëse të trurit ku analizohen e përcaktohen, Në këtë mënyrë, truri informohet mbi aromën embi kundërmimin që kanë lëndët endryshme që na rrethojnë. Nuhatja ose më mirë të themi mprehtësia e nuhatjes është e ndryshme te njerëz të ndryshëm. Megjithatë Në përgjithësi duhet të pranojmë se nje riu e ka shqisën e të nuhaturit mjaft të mprehtë, arrin të dallojë aromën e lëndëve edhe me përqendrim tepër të vogël. Disa kafshë, si p.sh. qeni, e kanë nuhatjen shumë më të mprehtë se njeriu. Këtë aftësi të habitshme të qenit njeriu e ka vënë në shërbim të tij. Qentë e ndjekjes, të mësuar në shkolla të posaçme, kanë aftësinë që të ndjekin, me anën e nuhatjes, gjurmët e keqbërësve deri në strofullën e tyre.