PAFTALI
✤ Fshat në rrethin e Beratit (P), në rrëzën lindore të Shpiragut. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Mbreshtan (shih), Galinë, Sadovicë, Kamçisht, popullsia gjithsej 2530. Para Çlirimit banorët njiheshin për prodhimin e vajit të ullirit. Kolektivizimi përfundoi më 1956. P. është qendër e koop. së bashkuar «29 Qershori» formuar më 1961. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të lulecliellit. Më 1983 morën 31,5 kv /ha drithëra. Rriten gjedhët, të imëtat e gjeli i detit. Rezervuari në Saclovicë ujit 477 ha. P. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, shtëpi lindieje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Paftali


[cite]