Palca e eshtrave
Palca mbush zgavrat dhe kanalet e eshtrave dhe hapësirat e indit të sfungjertë. Ajo kryen një funksion me shumë rëndësi; prodhon pa ndërprerje qeliza gjaku: qeliza të kuqe (eritrocite) dhe qeliza të bardha (fagocite).
Eshtrat nuk shërbejnë vetëm për të mbajtur e për t’i dhënë formë trupit tonë, por ato kryejnë edhe funksione të tjera të rëndësishme. Ato përbëjnë një rezervuar lëndësh të nevojshme për organizmin, e furnizojnë atë sidomos me kalcium dhe fosfor; ndërsa palca e eshtrave është një laborator që prodhon qeliza gjaku.
[cite]