PALCA E KURRIZIT

Palca e kurrizit është e vendosur në kanalin që formojnë rruazat e shtyllës kurrizore. Ajo ka formën e një cilindri të zgjatur.

Po ta presim horizontalisht palcën kurrizore, do të vëmë re se ajo është e formuar nga dy lëndë: nga lënda e përhime dhe nga lënda e bardhë Lënda e përhime ndodhet në qendër të palcës dhe është e formuar nga qeliza nervore. Ajo ka pak a shumë formën e një H-je. Nga dy zgjatimet e prapme të lëndës së përhime dalin fijet nervore ndjesore, ndërsa nga ato të për parmet fijet nervore lëvizore. Lënda e bardhë ndodhet në periferi të lëndës së përhimë dhe është e formuar nga fibra nervore. Palca kurrizore, në të gjithë gjatësinë e saj, mbështillet nga tri cipa: nga cipa e fortë, e cila formon një këllëf për tërë palcën; .nga cipa e merimangës, që është një cipë e hollë e tejdukshme dhe nga cipa vaskulare, që mbështjell drejtpërdrejt palcën. Palca e kurrizit është pjesë e rëndësishme e sistemit nervor qendror. Në të gjithë gjatësinë e saj ekzistojnë disa qendra, të quajtnra qendra funksionale, nga të cilat dalin fijet nervore që formojnë degë. Nga palca dalin gjithsej 31 çifte. Çdo degë e një çifti nervor është e përbërë nga fije nervore ndjesore e lëvizore që përhapen në të gjithë organizmin. Fijet ndjesore sjellin në palcën e kurrizit të dhëna (ngacmimet) nga receptorët e lëkurës e të organaeve të brendshme, ndërsa fijet lëvizore dërgojnë në muskuj urdhrin për lëvizjen e tyre. Përveç këtyre, nga qendrat funksionnale të palcës dalin edhe shumë tufa të tjera nervore që ngjiten përpjetë dhe shkojnë në tru. Me anën e këtyre fijeve nervore, palca kurrizore dërgon në qe ndrat e ndryshme të trurit. të dhënat që i vijnë nëpërmjet nervave ndjesorë. Anasjelltas, edhe nga truri dalin tufa nervore që zbresin në palcën kurrizore. Në kë1ë mënyrë palca e kurrizit është e lidhur jo vetëm me periferinë, me pjesët e ndryshme të organizmit, por edhe me trurin, që është qendra e sistemit nervor.

Trupi — Ynë

[cite]