PALCA E ZGJATUR

Palca e zgjatur quhet me këtë emër sepse është vazhdim i drejtpërdrejtë i palcës së kurrizit. Së bashku me Urën e Varolit, palca e zgjatur formon atë pjesë të trurit që quhet truri i pasëm. Vetë Ura e Varolit ndodhet sipër palcës së zgjatur dhe është e formuar kryesisht nga lëndë e bardhë trunore. Pra, nëpër urën e Varolit kalojnë fije të pafundme nervore, që lidhin palcën e kurrizit me katet më të larta të trurit, me trurin e vogël e me trurin e madh.

Në këtë zonë të trurit ndodhen disa qendra nervore shumë të rëndësishme, si p.sh. «qendra e frymëmarrjes», «qendra që drejton veprimtarinë e zemrës», «qendra që drejton veprimtarinë e enëve të gjakut», «qendra e reflekseve të aparatit tretës» e të tjera. Dëmtimi i këtyre qendrave shpie në vdekjen e organizmit. Një ndër funksionet e organizmit, që drejtohet nga kjo pjesë e trurit, është edhe rregullimi i pozicionit të trupit. Eksperimentet e kryera. në kafshë kanë treguar se po të shkëputet lidhja e palcës së zgjatur me pjesët e tjera të trurit që qëndrojnë më sipër, i gjithë organizmi shtanget, nuk është në gjendje të kryej asnjë lëvizje.

Trupi — Ynë

[cite]