PASARONI


PASARONI
✤ Kryeqendër e Molosisë, krahinë e fisit epirot të molosëve (shih) në Epir. Rrënojat e tij ndodhen në malin Rodotopi, 12 km në VP të Janinës. Në P. ishte altari i Zotit të luftës, ku mbretërit molosë e kishin zakon të bënin fli pasi merrnin pushtetin. Duke mbrojtur interesat e klasës sunduese, këtu ata betoheshin përpara përfaqësuesve të shtetasve të vet se do të sundonin sipas ligjeve, ndërsa përfaqësuesit nga’ ana e tyre betoheshin se do ta përkrahnin mbretin për sa kohë që do të respektonte këto ligje. P. duhet të ketë qenë një nga 70 qytetet që u shkatërruan nga Pal Emili më 167 p.e.r.

(F.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pasaroni


[cite]