Pergamena Pergamen/ë-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Material me përbërje organike i përdorur për afro njëmijë vjet si suport për shkrimet e shenjta. Nga disa autorë (Alexoudes) përdoret sinonimi “membranë”. Lëkurë e regjur dhe e ngjyrosur, e prerë me përmasa të një flete libri, për t’u përdorur për shkrim. Pergamena e purpurt, e përdorur prej shekullit të tretë deri në shekullin e 9-të, është vlerësuar dhe vlerësohet edhe sot si materiali më luksoz i të shkruarit. Pergamena e purpurt fillimisht përdorej vetëm për shkrime kushtuar perandorëve. Më pas pergamena e purpurt u bë shenjëzim përjashtimor i shkrimeve të shenjta. Kanë mbërritur deri në ditët tona gjithsej 7 kodikë të purpurt, dy prej të cilëve gjenden në Shqipëri (Mullen).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]