(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Nga gr. “perikope”, me kuptimin “fragmente”, “pjesë të zgjedhura”, “ligjërata”. Përdoret për të përcaktuar tipologjikisht një lloj libri të letërsisë ungjillore. Studiuesit dhe botuesit Perëndimorë të letërsisë ungjillore përdorin idiomën “gospels lectionary”, ligjërime ungjillore apo ligjërime prej ungjijve. “Perikope ungjijsh” do të thotë jo vetëm ligjërata dhe fragmente. Perikopeja përmban edhe referencat e nevojshme që lidhin tekstet ungjillore me të kremtet, sipas kalendarit; si dhe vetë ungjijtë me njëri-tjetrin, bashkëpërkimet e tyre. Ka perikope që identifikojnë paralelet përmbajtësore midis dy, tre apo të katër ungjijve.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]